Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mesazh mashtrues në emër të Facebook-ut që përmban virus

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh paralajmërues në gjuhën shqipe po qarkullon në Facebook, duke pretenduar se llogaria e përdoruesit është në rrezik pezullimi për shkak të shkeljes së rregullave të kompanisë META.

Mesazhi i kërkon përdoruesit të dërgojë një ankesë përmes një vegëze (link) të bashkëngjitur, me qëllim që të shmangë kufizimin apo mbylljen e llogarisë.

Çka nuk shkon me këtë mesazh?

Pas verifikimit të vegëzës (linkut), është konstatuar se ajo përmban një virus të njohur si “Malware” dhe nuk është dërguar nga Facebook.


Hibrid.info ka analizuar këtë vegëz (link) përmes faqes së specializuar për verifikimin e ueb-faqeve, “Scamdoc.com”. Rezultatet e verifikimit tregojnë se faqja në fjalë është e rrezikshme dhe përmban virusin e njohur si “Malware”, duke e konfirmuar kështu se bëhet fjalë për një mashtrim dhe jo një komunikim zyrtar nga Facebook.


Çka është “Malware”?

Malware ose aplikacion i dëmshëm është çdo softuer i krijuar qëllimisht për të shkaktuar ndërhyrje në një kompjuter, server, klient ose rrjet kompjuterik, rrjedhje informacioni privat, për të fituar akses të paautorizuar në informacion ose sisteme, për të privuar aksesin në informacion ose që pavetëdijshëm ndërhyn në sigurinë dhe privatësinë e pajisjes së përdoruesit.

Malware nuk është virus, por është një softuer/aplikacion i dëmshëm që pushton ose korrupton rrjetin tuaj kompjuterik. Qëllimi i malware është të shkaktojë dëme të parikuperueshme dhe të vjedhë informacione ose burime për përfitime monetare ose qëllime të dukshme sabotazhi.

Tipet e malware të zakonshëm përfshijnë viruse të tipit trojan, worms, spyware, adware dhe ransomware. (shih këtu dhe këtu)


Facebook, në të kaluarën ka lëshuar njoftime për përdoruesit në lidhje me këto mesazhe të rreme, duke sqaruar se nuk duhet t’u besohet atyre. (shih këtu)

Ju mund t’i besoni një mesazhi nga platformat e META-s nëse adresat përfundojnë me:

facebookmail.com (duke përfshirë priority.facebookmail.com )

facebook.com (duke përfshirë support.facebook.com dhe developers.facebook.com )

fb.com

metamail.com

meta.com


Analiza:

Një mesazh mashtrues në gjuhën shqipe po shpërndahet në Facebook, duke pretenduar rrejshëm se llogaria e përdoruesit është në rrezik pezullimi nga META.

Mesazhi përmban një link të rrezikshëm dhe nuk vjen nga Facebook.  Pas verifikimit nga Hibrid.info përmes platformës “Scamdoc.com”, vegëza që përmban mesazhi rezulton të jetë e infektuar me virusin “Malware”.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë mesazh si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere