Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Trump nuk u bëri thirrje kosovarëve që të dalin në zgjedhje

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar të shtunën (27 dhjetor) në Facebook nga faqja “Çelësi i Suksesit”, pretendohet se presidenti amerikan Donald Trump u është drejtuar qytetarëve të Kosovës, duke i ftuar të votojnë për një Kosovë demokratike, pa krim dhe korrupsion.

Po ashtu, në këtë përmbajtje thuhet se ai ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim me qeverinë e re për përfundimin e dialogut me Serbinë, me njohje të pavarësisë së Kosovës.

I njëjti pretendim më pas u publikua edhe nga faqja tjetër në Facebook “Prishtina Online”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Trump nuk ka bërë një deklaratë të tillë.


Hibrid.info fillimisht kërkoi në “Google” me fjalët kyçe “Trump u drejtohet kosovarëve: Votoni për një Kosovë demokratike”, por që rezultatet nuk shfaqin asnjë publikim të tillë në media apo burime kredibile.

As në ueb-faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë “WhiteHouse.gov” nuk gjendet e publikuar një deklaratë e tillë.

Po ashtu, hibrid.info kërkoi edhe në llogaritë zyrtare të Trump në Facebook dhe TruthSocial.

Në median sociale Facebook, postimi i fundit i Trump është një video-material i publikuar më 27 dhjetor dhe nuk ka të bëjë me Kosovën. (shih këtu)

Ndërsa në median sociale TruthSocial, postimet e fundit të Trump (27 dhjetor) kanë të bëjnë me krimin dhe deficitin tregtar në SHBA. (shih këtu dhe këtu)


Përmbajtja e publikuar në shqip, përveç pretendimit ka edhe një fotografi të presidentit amerikan.

Pas kërkimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info gjeti se ajo fotografi daton që nga viti 2020 dhe është shkrepur gjatë një fjalimi të tij për koronavirus (COVID-19). (shih këtu)


Analiza:

Përme një postimi në Facebook pretendohet se Trump i kishte bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të votonin për një Kosovë demokratike dhe se ai ishte i gatshëm të bashkëpunonte me qeverinë e re për përfundimin e dialogut me Serbinë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info u vërtetua se kjo deklaratë nuk është bërë kurrë nga presidenti amerikan.

Një deklaratë e tillë nuk është gjetur në kërkimet në Google, faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, e as në llogaritë e tij zyrtare në Facebook dhe TruthSocial.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere