Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i pasaktë: Nuk kishte zjarr në ndërtesën e Kongresit

HIBRID

Portali informativ “Telegrafi.com” ka publikuar një artikull përmes së cilit pretendohet gabimisht se “ndërtesa e Kongresit amerikan është vënë në zjarr”.

Ky artikull është bazuar në një lajm të publikuar në mediumin amerikan “CNN”, i cili thirret në disa pamje që shfaqen në këtë televizion që transmetojnë imazhe të një tymi, në afërsi të ndërtesës së Kongresit në kryeqytetin amerikan, Washington.

Pra, lajmi nuk ka të bëjë fare me atë që pretendohet në artikullin e publikuar në “Telegrafi.com”.

Artikulli i publikuar në Telegrafi.com:

Kongresi amerikan u bllokua për shkak të një “kërcënimi të jashtëm të sigurisë” gjersa po dilte tym nga ndërtesa e Capitol Hill.Ata kanë evakuuar pjesëmarrësit në provën e inaugurimit të Joseph Bidenit si president të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Shefi i shërbimit zjarrfikës tha se incidenti, i cili ndodhi në mëngjes, kishte të bënte me një zjarr të vogël, i cili u shua, raporton cnn. Siç shpjegoi ai, ishte një incident minimal që nuk mund të konsiderohet edhe si incident.

Paralajmërimi u bë me një megafon, dhe pjesëmarrësve në përurimin e demokratit u tha që të evakuohen menjëherë.

Aktualisht, mijëra ushtarë janë rreth Capitolit, i cili po përgatitet për inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, i cili do të zhvillohet më 20 janar.



Siç mund të shihet, në raportin e Telegrafi.com ka një kontradiktë të asaj që pretendohet në parafrazim dhe asaj që paraqitet në lajmin e CNN-it, të cilit i referohen. Në fakt, vegëza që CNN-it që është vendosur në këtë artikull fare nuk ndërlidhet me atë që pretendohet.

Ky medium amerikan kishte shkruar se gjatë ditës së djeshme ka pasur një mbyllje të ndërtesës së Capitol-it (Kongresit), pas një shqetësimi të shkurtër.

https://edition.cnn.com/2021/01/18/politics/capitol-lockdown-fire/index.html

Më poshtë artikullit të Telegrafi.com janë vendosur edhe dy vegëza të dy llogarive në Twitter (PM Breaking News dhe Utkarsh Singh) ku shfaqen video të këtij tymi. Por, për ironi të pretendimit të këtij artikulli, edhe këto dy video tregojnë se tymi kishte dal nga një zjarr i ndezur nën një urë në Washington, ku jetojnë një komunitet i të pastrehëve.

Vegëza e artikullit të publikuar në Telegrafi.com:

https://telegrafi.com/zjarr-ne-ndertesen-e-kongresit-amerikan-evakuohet-personeli/?fbclid=IwAR0I4EeFtKUfNAyi_ZE3fOiya6-dOUUPGXj67iubjlkSG4ICjmudkb9Gurk


Analiza:

Siç mund të vërehet nga kontrolli i fakteve, artikulli i publikuar nga “Telegrafi.com” paraqet një lajm të pasaktë. Ajo që pretendohet në titullin e këtij artikulli “Zjarr në ndërtesën e Kongresit amerikan, evakuohet personeli” rezulton të jetë i rremë meqenëse, siç dëshmohet nga videot e publikuara nga vet ky artikull, zjarri i ndezur nuk ka qenë brenda ndërtesës së Capitol-it, por në një ambient tjetër brenda qytetit të Washington-it. Pra është e vërtetët që ndërtesa në fjalë është mbyllur përkohësisht, por jo edhe lajmi për zjarr brenda kësaj ndërtese. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere