[email protected]
Titull përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Ngjarje e trishtë: 5-vjeçarja gjendet e vrarë në park” është publikuar sot (22 shkurt) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk përshkruan vendndodhjen e ngjarjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Në vajzë e mitur 5 vjeçare u gjet e vdekur në një park në rrethinat e Berlinit”.

Duke pas parasysh se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Në vajzë e mitur 5 vjeçare u gjet e vdekur në një park në rrethinat e Berlinit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vajza ishte zhdukur disa orë më herët në një park dhe policia kishte filluar kërkimet për gjetjen e saj.

Autoritetet dyshojnë se rasti mund të jetë një vrasje dhe për këtë arsye kanë arrestuar një 19 vjeçar si të dyshuar.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/665114/ngjarje-e-trishte-5-vjecarja-gjendet-e-vrare-ne-park/?fbclid=IwAR2ST-OL8MNddffDxYr0y_rYV3vD7MLH-WsnIEdlyhjODIdpxqlWodEo9Gc


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Berlin, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume online në Gjermani si “Stern.de” dhe “Schwarzwaelder-bote.de”.


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me një vajzë 5 vjeçare, e cila ishte gjetur e plagosur në një park në Berlin, por që më vonë kishte ndërruar jetë në spital. Por, në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës,hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others