Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet se Abazoviq “po përdor ideologji ‘proserbe’ kundër Kurtit”

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news308media.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po përdor ideologjie proserbe ndaj homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili është botuar në tetor të vitit 2021.

Në përmbajtje gjendet intervista e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili atëkohë kishte deklaruar se ideja e Minishengenit apo Ballkanit të Hapur është shumë afër ideve të tij, duke shtuar se nuk pajtohet për ndryshimin e kufijve, por vetëm të bëhen kufijtë e padukshëm.

“Kemi pasur këtë diskutim edhe në qeveri. Ka opinione të ndryshme gjë që është normale pasi në qeverinë e kaluar ka pasur anonimizitet se Vuçiq dhe Rama duan që të krijojnë një supershtet ose diçka tjetër. Situatat është e thjeshtë. Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij. Domethënë nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshëm. Të kaloni fare thjeshtë: Ta shihni tabelën ‘Mirësevini në Shqipëri’, ‘Mirësevini në Mal të Zi’, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, ka thënë Abazoviq.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news308media.com”:

https://news308media.com/2022/01/28/17265/?fbclid=IwAR0RelKL3oxIaAcx5eChtPBd1PLSa8sXuSNV9mACIsYMpV32Nbp3J0GdE4U

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Lexo Sot”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë pjesë të intervistës së Abazoviqit, i cili më 4 tetor 2021 ishte mysafir në emisionin “Opinion” në “TV Klan”. (shih këtu)


Artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media online në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news308media.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere