[email protected]
Në titull keq-citohet Ambasada e Britanisë së Madhe dhe pretendohet rrejshëm për lista
shape
shape
shape

Disa portale kanë publikuar një artikull me titull “Ambasada britanike: Do t’ua nxijmë jetën politikanëve të korruptuar edhe në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli ka titull të sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një deklaratë e Ambasadës britanike në Kosovë, e cila në përgjigjen dhënë për portalin “GazetaExpress.com”, ka thënë që se në “muajt në vazhdim do të përdorin një gamë të gjerë të arsenalit britanik për të vazhduar luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Mbretëria e Bashkuar po i rrit përpjekjet tona për të prishur lidhjet në mes të politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e fundit në kuadër të një sërë veprimesh që synojnë të promovojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit në rajon. Në muajt e ardhshëm, ne do të përdorim të gjithë gamën e arsenalit tonë për të vazhduar luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. (shih këtu)

Pra, në asnjë rast Ambasada e Britanisë nuk ka përmendur specifikisht vetëm Kosovën, si dhe nuk është e vërtetë që ky mision diplomatik të ketë thënë që “Do t’ua nxijmë jetën politikanëve të korruptuar edhe në Kosovë”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet si “DardaniaPress.com”, “Kosovaime.tv” dhe “Gazetaz.com”:

https://kosovaime.tv/paralajmeron-ambasada-britanike-do-tua-nxijme-jeten-politikaneve-te-korruptuar-edhe-ne-kosove/
https://kosovaime.tv/paralajmeron-ambasada-britanike-do-tua-nxijme-jeten-politikaneve-te-korruptuar-edhe-ne-kosove/

https://gazetaz.com/paralajmeron-ambasada-britanike-do-tua-nxijme-jeten-politikaneve-te-korruptuar-edhe-ne-kosove/?fbclid=IwAR0PwHrU-VzcWY9AMhB15E7i-euGMvJNubY7AbJglPmav8H7dOtiLvZqlkk


Përveç që ky artikull është shpërndarë nga këto portale të lartcekura, i njëjti është publikuar edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Specialja.com”, e cila në përshkrim të këtij artikulli ka pretenduar rrejshëm se në përmbajtje gjenden emra të politikanëve të korruptuar në Kosovë. (shih këtu)

(Screenshot i artikullit të postuar në Facebook nga faqja “Specialja”)

Analiza:

Disa portale kanë publikuar një artikull të GazetaExpress.com, të cilit më pas i kanë ndryshuar titullin, duke pretenduar rrejshëm se nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë që “do t’ua nxijmë jetën politikanëve të korruptuar edhe në Kosovë”.

Ndërsa në përmbajtje bëhet e qartë se në asnjë rast kjo Ambasadë nuk ka përmendur diçka të tillë dhe nuk ka folur specifikisht vetëm për Kosovën. Por, ky mision diplomatik ka bërë të ditur se do të vazhdojnë luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others