Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se bojkoti i grevës ka ndodhur vetëm në një fshat të Kosovës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Pronews20.com” sot (7 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Lajm i mire , fillon mesimi injorohet SBASHKU”.

Pas verifikimit të fakteve në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje, në fakt, gjendet një artikull i publikuar dje (6 shtator) nga portali i televizionit Klan Kosova, në të cilin thuhet se mësimdhënësit në Busavatë e Karaçevë të Poshtme, të komunës së Kamenicës, kanë marrë vendim të dalin nga greva.

Ndërsa titulli në artikullin e vendosur nga portali i dyshimtë “pronews20.com”, duke qenë përgjithësues, mund të kuptohet se mësimi ka filluar në të gjithë vendin, pa e qartësuar se bëhet fjalë vetëm për shkollën në Busavatë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “pronews20.com”:

https://pronews20.com/archives/41?fbclid=IwAR0mw8n6nBzeDpSwqNjZoljmwEcfvX–GO_FwP2wgzREdA-xwhSy1BUzuKo

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet si “Post Lajme” dhe “Post Lajmee”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga portali “Klankosova.tv”, i cili mban titullin “’Busavata e nisi mësimin, “e pavarur’”. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se greva në arsim është duke vazhduar, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, dje (6 shtator) ka deklaruar për portalin “GazetaBlic.com” se greva në arsim do të vazhdojë deri në një afat të pacaktuar, nëse nuk ka lëvizje nga ana e Qeverisë. (shih këtu)

“Për sa i takon komunikimit dhe takimeve me Qeverinë, nuk ka ndodhur, jemi në pritje që të ndodhin. Nëse kështu vazhdohet, atëherë nga ajo që dihet pra nga raportet që kemi si nga sektori i arsimit dhe ai i shërbyesve civilë, greva është unike dhe vazhdon dhe e tillë do të jetë edhe në ditët në vazhdim nëse nuk ulemi të bisedojmë për të bërë zgjidhje”, ka deklaruar ndër të tjerash Jashari për “GazetaBlic.com”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Pronews20.com” ka publikuar një artikull të mediumit online “KlanKosova.tv” që flet për daljen nga greva të mësimdhënësve në disa shkolla në Kamenicë, më saktësisht në Busavatë e Karaçevë të Poshtme.

Mirëpo, këtij artikulli i është vënë titull i pasaktë nga portali i dyshimtë “Pronews20”, duke lënë të kuptohet se mësimi ka filluar në të gjithë vendin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere