Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Escobar nuk ka thënë se “deri në vitin 2030 i gjithë Ballkani do t’i kenë përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE”

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (11 qershor) një artikull duke pretenduar përmes titullit se Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i Dërguari Special i SHBA-së, Gabriel Escobar është shprehur se “deri në vitin 2030 i gjithë Ballkani do t’i kenë përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë dhe i njëjti nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje të artikullit thuhet se Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Europës Juglindore nga Beogradi (IPESE), është shprehur se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të kishin një rol më të madh në vendimmarrje, deri në vitin 2030, i gjithë Ballkani Perëndimor do të ishte brenda Bashkimit Europian.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/678654/escobar-deri-ne-vitin-2030-i-gjithe-ballkani-do-t-i-kene-permbushur-te-gjitha-kushtet-per-anetaresim-ne-be/?fbclid=IwAR0krEHnBIEvb6mvBsGBN6yurQUg8hkE_EYrnxYZnlPh2vN5Pbdr0qIpxKQ


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e plotë të Escobar-it dhënë për “IPESE”, e cila është ngarkuar në platformën “Youtube”.

Pjesë e intervistës së Escobar-it e përkthyer në shqip:

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin një rol më të madh në vendimmarrje, deri në vitin 2030 i gjithë rajoni do të ishte brenda Bashkimit Evropian. Por ndërkohë, deri në vitin 2030 ne presim që investimet në ekonomi të fillojnë të krijojnë mundësi reale. Unë supozoj se deri në vitin 2030, të gjitha vendet e rajonit do të jenë në rrugën e tyre të mirë për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, se do të bëjnë një rrugë të gjatë për të reduktuar korrupsionin dhe për të hapur mundësi për të rinjtë. kanë një të ardhme ekonomike afatgjatë në rajon.


Shih më poshtë intervistën e plotë:


Analiza:

Duke u bazuar në verifikimin dhe kontrollin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info” është i pasaktë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes, dhe si i tillë merr vlerësimin si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere