Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për rritjen e pensioneve në Shqipëri, paraqitet si aktual

FATBARDH DEMA

Faqja “Live News” në Facebook ka publikuar sot (26 shkurt) një artikull me titull “Qeveria Rama nuk ndalet! Tjetër rritje pensionesh për të moshuarit, duke filluar nga data…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për rritjen e pensioneve në Shqipëri, është i vjetër.

Pra, faqja e lartcekur ka publikuar një lajm të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Live News”:

https://www.facebook.com/livenewsshqip/posts/pfbid02bfDRifD3Fr4CTXCwTiWL46JuyZaAxyFxZhD5W1M1WHyjKb2jBFZ2ZqBLXWWxqxHQl


Artikulli i postuar në Facebook nga faqja “Live News”, është i publikuar me datë 16 tetor 2023 nga portali i dyshimtë “livenews10.com”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik, të publikuar në kohë reale (17 shtator 2023) nga portali “Rilindje.com”. (shih këtu)

Në artikull shkruan për vendimin e qeverisë së Shqipërisë, e cila që nga 1 tetori 2023 kishte marr vendim për rritjen e pensioneve.


Analiza:

Faqja “Live News” në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër në lidhje me rritjen e pensioneve në Shqipëri, të cilin është munduar ta paraqet rrejshëm si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere