Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se hulumtimi është bërë vetëm për tri komuna të Kosovës

HIBRID

Portali informativ në gjuhën shqipe “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me titull “INDEP: Rreth 70% e të rinjve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk e jep informacionin e plotë, pasi nuk sqaron se hulumtimi etnografik është bërë vetëm për tri komuna të Republikës së Kosovës.

Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje të artikullit ku thuhet “Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Institutin për Studime dhe Prognoza Strategjike (ISSP) kanë prezantuar hulumtimin etnografik “Hulumtimin mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Demokracia.com”:

https://archive.is/kTcZu


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ky hulumtim etnografik është bërë vetëm për tri komunat e Kosovës: Pejë, Deçan dhe Junik, hibrid.info ka gjetur edhe publikimin e këtij hulumtimi (22 shkurt) në ueb-faqen zyrtare të institutit kërkimor “Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)”. (shih këtu)

Në këtë publikim tregohet se hulumtimi është bërë mbi popullatën NEET (një grup të rinjsh në moshë madhore jashtë arsimit formal, punësimit ose formimit profesional), në tri komuna të Kosovës Pejë, Deçan, Junik.


Hibrid.info ka gjetur edhe artikullin e publikuar dje (22 shkurt) nga portale informative si “Telegrafi.com” dhe “GazetaMetro.com” lidhur me këtë hulumtim, ku qysh në titull sqarohet se hulumtimi është bërë në tri komuna të Kosovës, duke mos lënë kështu vend për keqkuptim se flitet për hulumtim që përfshinë gjithë vendin. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pretendimi i portalit “Demokracia.com” përmes titullit të artikullit ku thuhet se sipas INDEP,  70% e të rinjve do të largohen nga Kosova është përgjithësues dhe jo-sqarues, kjo pasi që sipas INDEP hulumtimi është bërë vetëm për tri komuna të Kosovës dhe jo për të gjitha rajonet në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere