Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të ndryshuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull “Vjosa Osmani: Unë isha kthy në LDK me këtë kusht serioz”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, nga ku rezulton se lajmi është i vjetër, saktësisht i muajit janar, atëherë kur Vjosa Osmani ishte ushtruese e detyrës së presidentes dhe ish-kandidate për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit e 6 tetorit 2020.

Gjithashtu, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka ndryshuar titullin, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “konakushqiptar.com”:

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit Vjosa Osmani ka komentuar iniciativën e saj të re dhe njerëzit që pritet t’i bashkohen.

“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre me u keqpërdor e kanë derën të hapur”, tha Osmani në debatin “KALLXO Pernime” transmetuar në RTV Dukagjini. / 7 sekonda pasi t


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/5632?fbclid=IwAR2hJ9oafyWMAziXaQvcLyM1RQkRehx1KztU7dlSYHT6UTfd0nfkfO_WFcw

Osmani në intervistën dhënë për emisionin “Kallxo Përnime” kishte thënë se nëse largohet kryesia e re e LDK-së, atëherë ajo mund të fliste rreth një rikthimi të mundshëm në këtë subjekt politik.

“Le të largohet kryesia e re e LDK-së, e le të vijmë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”, kishte thënë Osmani.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në kohë reale (4 janar 2021) në emsionin “Kallxo Përnime”:

https://kallxo.com/lajm/vjosa-osmani-tregon-a-do-te-kthehet-ne-ldk-nese-largohet-kryesia-e-kesaj-partie/

Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull të vjetër me deklaratën e Vjosa Osmanit për rikthimin e saj në LDK, të cilit i ka ndryshuar titullin, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere