Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pavërtetë për anim politik të Majlinda Kelmendit

HIBRID

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës, Xheneta Syka, nga radhët e LDK-së, ka postuar Facebook një kolazh të fotografive ku gjendet xhudistja Majlinda Kelmendi, ish-Presidenti Ibrahim Rugova dhe një mbishkrim.

Në këtë mbishkrim, sipas Sykës, pretendohet të paraqitet përkrahja politike e Majlinda Kelmendit për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, i njëjti postim, duket se është larguar nga Syka, pas reagimit që ngjalli në media dhe nga vet trajneri dhe përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Përkundër kësaj, ky postim është ruajtur nga portali indeksonline.net.

No description available.

Nuk dihet qartë se në çka është bazuar kjo drejtoreshë në komunën e Pejës kur e ka postuar një pretendim të tillë për gjoja animin politik të Majlinda Kelmendit.

Kundër këtij pretendimi ka reaguar edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë:

Majlinda edhe krejt ekipi ynë është i krejt Kosovës dhe mbarë popullit! Nëpër rrjete sociale po keqpërdoret emri i Majlindes gjoja ka aderuar në parti politike! Kjo ska ndodh e as që do ndodh deri sa ajo është garuese aktive prandaj mos bini pre e lajmeve të rrejshme!


Siç mund të vërehet, reagimi i Kukës nuk ka ndonjë adresim të qartë ndaj ndonjë individi. Gjithashtu, edhe në përmbajtje të reagimit të përzgjedhësit kosovar të xhudos, kundërshtohet një pretendim i rremë për përfshirje politike të xhudistes Kelmendi, gjë që nuk është rasti me përmbajtjen e postimit të Sykës.

Megjithatë, mediat në vend e kanë ndërlidhur reagimin e Kukës më postimin e Sykës:

https://indeksonline.net/drejtoresha-shperndane-fake-news-per-majlinda-kelmendin-reagon-toni-kuka/


Analiza:

Postimi i drejtoreshës në Komunën e Pejës, Xhenet Syka, duke e përdorur fotografinë e xhudistës Majlinda Kelmendi dhe mbishkrimin për anim politik, lë të kuptohet të lexuesit se kjo e fundit ka shfaqur haptazi preferencat e saja politike. Në fakt, ky pretendim i paraqitur nga Syka, nuk është bazuar në asnjë të dhënë, që e mbështetë atë. Gjithashtu, siç mund të vërehet nga reagimi i trajnerit Driton Kuka lë të kuptohet se pretendimi për anim politik i xhudistës Kelmendi, është i pavërtetë. Bazuar në këto fakte, ndonëse jo krejtësisht të plota, hibrid.info e ka vlerësuar këtë pretendim të Xhenet Sykës si “Dezinformatë” dhe “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere