Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se për ish-presidentin e cilit shtet bëhet fjalë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (22 shtator) një artikull me titull “Ndërron jetë ish-Presidenti”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se për ish-presidentin e cilit shtet bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare”.

Duke parë faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se bëhet fjalë për ndonjë nga ish-presidentët e Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Kosova Sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/689938/nderron-jete-ish-presidenti/?fbclid=IwAR36ivSfKdvaILYgGTlQjndRldI8JdElADWA5if9VS0ZtggxvFWq12r7G7A


Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për vdekjen e ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, ka gjetur të publikuar në media të huaja artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, por që në titull nuk sqarohet se për ish-presidentin e cilit shtet bëhet fjalë.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mos qartësimi në titull se për ish-presidentin e cilit shtet bëhet fjalë, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se lajmi ka të bëjë me ndonjë nga ish-presidentët kosovarë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere