[email protected]
Qeveria e Kosovës nuk ka ulur shtesat për pensionet
shape
shape
shape

Disa portale online në Kosovë kanë publikuar dje (21 prill) lajme me pretendimin se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka marr vendim për të ulur shtesat për pensione.

Në këta artikuj, përmes titujve pretendohet se “Qeveria e Kosovës ulë shtesat për pensionet”, pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, në bazë të fakteve të qasshme të publikuara më parë nga mediat, rezulton se ky pretendim i mediave është jo i saktë, pasi që Qeveria nuk ka marr vendim për t’i hequr ato shtesa. Nga ajo që është parë, përmbajtja e pothuajse e njëjtë është publikuar në artikuj të shpërndarë nga shumë media.

Përmbajtja e artikullit të publikuar nga mediat:

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të rregullt tash prej orës 16:00. Ajo ka ulur shtesat për pensionet. Ndryshe nga 120 euro. Në vetëm 100 euro. Nërsa ministri Murati ka njoftuar edhe për një vendim tjetër. “Vendimi tjetër ka të bëjë me mbështetjen në paga për sektorin e shëndetësisë dhe atë të sigurisë. Do të ketë shtesa prej 150 eurove për sektorin shëndetësor për muajin prill dhe maj, dhe nga 100 euro për stafin ndihmës. Për sektorin e sigurisë, bëhet fjalë për 100 euro shtesa për muajt prill dhe maj për ata që kanë qenë të angazhuar për zbatimin e masave në teren dhe i janë ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut”, ka thënë ministri.

Vegëzat e artikull të publikuar në media:

https://www.periskopi.com/nga-120-ne-100-qeveria-kurti-ule-shtesat-per-pensionet/?fbclid=IwAR1yt1-xT07dU2aHywOOfHJDA5n4uYRZ6h_aGZk-xY-va8sBjZKRhlzUmfA

https://gazetainfokus.com/qeveria-kurti-i-ule-edhe-shtesat-per-pensionet/


Pretendimi i bërë nga këto media, ka qenë i pa saktë, me vetë faktin se vendimi për uljen e shtesave për pensione nuk ka ardhur nga kjo Qeveri. Në fakt, vendimi për rritje ka qenë i vlefshëm vetëm për 3 muaj, të cilin e ka ndërmarr Qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021.

Vendimi i Qeverisë së kaluar për rritjen e shtesave pensionale:

https://kosovapress.com/tre-muaj-pensionet-me-rritje-per-ata-qe-marrin-me-pak-se-100-euro/


Këto pretendime i ka mohuar edhe ministri aktual i i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë:

“Nga pakoja e djeshme prej 20 milionë euro e miratuar në qeveri, pjesa më e madhe e saj, 8.5 milionë euro janë ndarë për të mbështetur skemat e pensioneve që marrin nën 100 euro, si dhe familjet në asistencë sociale. Sa u përket shtesave për pensionet bazike, qeveria e kaluar në kohë fushate, kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj (janar, shkurt dhe mars). Dhe pas marsit e tutje, shtesat ishte paraparë të ndalen në tërësi”.

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10159391861680522


Analiza:

Nga faktet e evidentuara dhe kontrolluara, rezulton se pretendimet e bëra nga mediat nuk janë të sakta. Vendimi për ngritjen e shtesave pensionale nga Qeveria e kaluar ka qenë për 3 muaj, duke filluar nga janari i këtij viti. Pra këto shtesa kanë qenë valide deri në këtë muaj. Pra kjo Qeveri nuk ka marr vendim për uljen e tyre. Në bazë të kësaj analize, vërehet se këto media kanë publikuar “lajm të rremë”.  


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others