Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk ofrohet mundësi votimi online për finalistin e katërt në BBVA

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (26 prill) një artikull me titull “Votoni/ Cili doni të jetë finalisti i katërt i ‘Big Brother VIP’?”.

Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e tre kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania.

Në përmbajtje të këtij artikulli nuk shfaqet asnjë opsion për të votuar, siç pretendohet rrejshëm me anë të titullit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimtë “newz1.com”, dhe “enews3post.com”:

https://newz1.com/votoni-cili-doni-te-jete-finalisti-i-katert-i-big-brother-vip/?fbclid=IwAR1lvC8uefjJlyOD0F0my6oF-INOhpdeQ-jLyaopDvRkeXYsBx8SRyZsz8w
https://enews3post.com/lajme/votoni-cili-doni-te-jete-finalisti-i-katert-i-big-brother-vip/

Ky artikull i publikuar nga portalet e dyshimta është shpërndarë edhe në median sociale në Facebook nga faqet: “Prit Pak“, “Artistet Shqiptar” dhe “Gazeta Interesante“.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli i publikuar nga portalet e dyshimta është marr nga portali “xing.al”, i cili ka realizuar një sondazh, ku lexuesit mund të votojnë se cilin  nga kandidatët duan ta shohin në finale të spektaklit televiziv “Big Brother Vip Albania”. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se votimi përmes këtij sondazhi nuk merret parasysh nga spektakli televiziv “BBVA”, e tregon edhe njoftimi i bërë përmes llogarisë zyrtare të këtij “reality show” i publikuar dje (26 prill). Mundësitë që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat që gjenden jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun www.voto.top-channel.tv. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin se në përmbajtje gjendet mundësia për të votuar për finalistin e katërt në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania”.

Në përmbajtje nuk ofrohet asnjë mundësi që publiku të votojë për banorin finalist të katërt.

Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se mundësitë që publiku të votojë për të zgjedhur finalistin në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun www.voto.top-channel.tv.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere