[email protected]
Në titull nuk sqarohet se Rexhep Selimit i është larguar vetëm njëri nga avokatët
shape
shape
shape

Mediumi informativ “EuroNews Albania” ka publikuar dje (19 shkurt) një video-material në Youtube, me titull “Skandal me UÇK në Hagë: Edhe Rexhep Selimi pa avokat!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij video-materiali nuk e jep informacionin e plotë, pasi që nuk sqaron se ish-deputetit të Kuvendit të Kosovë, Rexhep Selimit i është larguar njëri nga avokatët.

Informacioni bëhet i qartë vetëm në përmbajtje (këtu), ku tregohet se ish-deputeti Selimi, i cili po gjykohet në Hagë, nën akuzat për krime lufte, ka mbetur pa njërin ndër avokatët kryesorë.

Mos sqarimi i faktit se tregon se Selimit i është larguar vetëm njëri nga avokatët, mund të kuptohet se ai ka mbetur pa avokat në rastin gjyqësor.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga mediumi “EuroNews Albania” në Youtube:


Për të vërtetuar edhe më shumë së bëhet fjalë për largimin e njërit nga avokatët, hibrid.info ka gjetur artikuj nga disa media në gjuhën shqipe (shih këtu, këtu dhe këtu).


Raportimet e këtyre mediave janë konfirmuar edhe nga bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se një gjë e tillë është e vërtetë. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi i titullit të një video-materiali të publikuar nga “EuroNews Albania”, që tregon se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka mbetur pa avokat, nuk është sqarues, pasi që në përmbajtje të video-materialit dhe në disa artikuj të tjerë është gjetur se Selimit i është larguar vetëm njëri nga avokatët.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others