Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet ballina e manipuluar e gazetës me Kurtin

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh që duket si faqja e parë e një gazete në gjuhën gjermane.

Titulli kryesor në gjermanisht thotë: “Kommunismus kommt wieder zurück in Kosovo” (Komunizmi po kthehet përsëri në Kosovë).

Ndërsa, poshtë ka një fotografi të Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, me titullin mbi imazh që thotë: “Albin Kurti eine Serbische spion” (Albin Kurti një spiun serb).

Kjo përmbajtje është publikuar në Facebook të enjten (12 mars) nga një faqe me emrin “Kosova e Re”. Postimi ka mbishkrimin “Mediat ndërkombëtare e quajn KOMUNIST Albin Kurtin!”.

Kjo përmbajtje është krijuar me anë të një aplikacioni, që ka në dispozicion disa forma që duken si ballina të gazetave, në të cilat mund të ndërhyhet përmes ngarkimit të fotografive, sipas dëshirës, dhe vendosjes së tyre, duke e formësuar një imazh që duket si ballinë e një gazete.

E vërteta?

Përmbajtja në fjalë është e manipuluar në aspektin vizual.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka mbi 460 reagime, mbi 600 komente dhe mbi 130 shpërndarje. 

Faqja që ka publikuar ka mbi 55 mijë ndjekës (shih këtu).


Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton të njëjtën përmbajtje (shih këtu). Hibrid.info kishte gjetur se e njëjta përmbajtje ishte publikuar me 12 mars të vitit 2021, nga një portal i dyshimtë me emrin “top24.mk”, ku ishte publikuar një artikull, duke u bazuar në pretendimet e këtij imazhi (shih këtu).

Hibrid.info po ashtu nuk kishte gjetur asnjë gazetë në gjuhën gjermane me emrin “BALD”. Rezultatet e kërkimit e kishin orientuar në gazetën në gjuhën gjermane “BILD”, me të cilin përmbajtja e trajtuar ka format dhe dizajn të ngjashëm (shih këtu).

Duke u bazuar në trajtimet e mëhershme, hibrid.info konfirmon se kjo përmbajtje është krijuar me anë të një aplikacioni të posaçëm që ka në dispozicion disa forma që duken si ballina të gazetave, në të cilat mund të ndërhyhet përmes ngarkimit të fotografive, sipas dëshirës, dhe vendosjes së tyre, duke e formësuar një imazh që duket si ballinë e një gazete.

Si gjenerohet një përmbajtje e tillë?

Hibrid.info kishte gjetur aplikacionin e përdorur nga krijuesi i kësaj fotografie. Aplikacioni online ka në dispozicion disa forma që duken si ballina të gazetave, në të cilat mund të ndërhyhet përmes ngarkimit të fotografive, sipas dëshirës, dhe vendosjes së tyre, duke e formësuar një imazh që duket si ballinë e një gazete.

Krijuesi i kësaj fotografie ka përdorur aplikacionin online nga ueb-faqja me domainin e shtetit të Gjermanisë, “https://www.onlinewahn.de”, i cili është i disponueshëm në gjuhën gjermane.

Për të krijuar një përmbajtje të tillë është shumë e lehtë. Shih hapat e krijimit të përmbajtjes në fotografitë më poshtë:

Hibrid.info po ashtu ka shfrytëzuar chatbot-ët “ChatGPT” dhe “Google Gemini” për të marrë më shumë informacione për uebfaqen në fjalë. Në bazë të rezultateve pas pyetjeve të parashtruara, mund të thuhet se uebfaqja në fjalë ka për qëllim argëtimin dhe satirën.


Analiza:

Është publikuar një imazh që duket si ballina e një gazete gjermane me titullin kryesor “Kommunismus kommt wieder zurück in Kosovo” dhe një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me mbishkrimin “Albin Kurti eine Serbische spion”. Postimet sugjerojnë se përmbajtja është reale dhe se lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare.

Pas verifikimit të fakteve, Hibrid.info ka konfirmuar se imazhi është i manipuluar vizualisht dhe nuk paraqet një gazetë reale. Nuk është gjetur asnjë gazetë gjermane me emrin “BALD”. Dizajni dhe formati i imazhit i ngjajnë gazetës “BILD”, por përmbajtja është e manipuluar.

Në fakt, përmbajtja është krijuar me një aplikacion gjenerues online, ku mund të ngarkohen fotografi dhe të shtohen tituj për të formësuar një ballinë gazetash sipas dëshirës. Ky gjenerator, sipas chatbot-ëve, ka për qëllim argëtimin dhe satirën, dhe jo publikimin e lajmeve të vërteta.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere