Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nis fushata zgjedhore, kujdes nga përmbajtjet keqinformuese

HIBRID

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ka nisur zyrtarisht sot, 11 janar. Është hera e parë që nga pavarësia, që Kosova mban zgjedhje të rregullta parlamentare. Deri tash, janë mbajtur zgjedhje të parakohshme. Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 9 shkurt, kur të hapen qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve (Lexoni fakte për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovofacts.com)

Gjatë kësaj kohe, mund të ketë terren për qarkullim të më shumë informacioneve të pasakta, shpesh me qëllim për të ndikuar në opinionin publik. Bazuar në gjetjet e hibrid.info në muajt e fundit prej kur u caktua data e zgjedhjeve (16 gusht 2024), kjo kryesisht mund të manifestohet në formë të lajmeve të rreme për kandidatët në lista apo edhe përhapje të sondazheve apo statistikave të pabazuara në fakte.

Platforma për verifikim faktesh Hibrid.info, në muajt e fundit ka trajtuar një sërë keqinformatash lidhur me zgjedhjet në ekosistemin informativ në gjuhën shqipe. Kjo ishte një prej temave për të cilat pati më së shumti keqinformime që nga qershori (Shih këtu)

Për t’u mbrojtur nga keqinformimi në valën e informacioneve, rekomandohet të kontrollohen burimet. Lexuesi duhet të sigurohet që informacionet vijnë nga burime të besueshme dhe të pavarura.

Lexuesi duhet të ketë kujdes kur informohet nëpërmjet mediave sociale. Emrat e kandidatëve shpeshherë po keqpërdoren dhe në bazë të tyre hapen llogari në mbështetje apo edhe kundër (shih analizën për faqet me emrat e Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës).

Në mediat sociale e pranishme do të jetë fushata e sponsorizuar. Tashmë shumica e platformave sociale e kanë lehtë të verifikueshme se kush është personi apo llogaria që po paguan për sponsorizimin e një përmbajtjeje (Vegëza e platformës META për sponsorizim)

Muajve të fundit, në mediat sociale, kryesisht në TikTok, ka pasur trend në rritje të publikimeve që lidhen me sondazhe. Kryesisht ishin sondazhe të pasakta dhe të manipuluara (Trendi më 2024)

Lexuesit duhet të përcjellin punën e verifikuesve të fakteve dhe të përdorin platforma online si “Google” për të vërtetuar vërtetësinë e imazheve. Pikërisht manipulimi i fakteve, sidomos në sondazhe, ka qenë një prej metodave me të cilat u keqinformua lidhur me zgjedhjet në muajt e fundit.

E një Memorandum e Mirëkuptimit mes Hibrid.info, Telegrafi.com dhe Quantix/Shqip.ai synon ta adresojë keqinformimin dhe dezinformimin gjatë procesit zgjedhor në Kosovë. Kjo nismë, e cila përfshin ekspertizën e këtyre organizatave, do të luajë një rol kyç në rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së informacionit publik.

Secila nga palët e përfshira do të sjellë ekspertizën dhe teknologjinë e vet për të siguruar rezultate sa më të sakta. Hibrid.info do të përdorë përvojën e saj në fakt-checking, ndërsa Telegrafi.com do të kontribuojë me shpërndarjen e gjerë të informacionit. Në anën tjetër, Quantix/Shqip.ai do të sigurojë mbështetje teknologjike me algoritme të avancuara për identifikimin e lajmeve të rreme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere