[email protected]
Nuk është e vërtetë që Konjufca po krijon parti të re
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Specialja.com”, ende vazhdon të publikojë artikuj të rremë. Këtë herë ky portal ka publikuar artikullin me titull “E fundit: Glauk Konjufca ndahet nga LVV, krijon partin e tij të re”, duke pretenduar të paraqes një informatë të rreme si të vërtetë.

Titulli i këtij lajmi është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, teksti i vendosur në përmbajtje rezulton të jetë i vjetër, pasi që përshkruan ngjarjet politike të fillimit të këtij viti.

Ky lajm është i vjetër pasi Konjufca më 26 dhjetor 2019 ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, në si pjesë ish-koalicionit qeverisës të përbërë nga Vetëvendosje-LDK.

Teksti i plotë i publikuar në Specialja.com:

E fundit: Glauk Konjufca ndahet nga LVV, krijon partin e tij të re

Tash e dy javë, Glauk Konjufca u zgjodh me shumicë të votave të deputetëve në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por një marrëveshje e re midis LDK-se dhe VV-se, do te thoshte qe Glauk Konjufca te ndryshonte ambient.

LDK-ja po kërkon me ngulm qe kryeparlamentari ti takoje atyre, ndërsa VV-ja këtë gjë nuk po e pranon ne asnjë formë, pasi kjo mund te mos i pëlqej Konjufces, dhe sigurisht qe nuk dëshirojnë një ndarje tjetër. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/01/e-fundit-glauk-konjufca-ndahet-nga-lvv-krijon-partin-e-tij-te-re/?fbclid=IwAR2nZxA84JZ88kROFu-GnkSPSWFj-AJydW-yY7ixsmVbpUNyPBbR8v1W3Y4


Analizë:

Artikulli i “Specialja.com” përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, teksti është jo i plotë dhe i vjetër. Ky lajm kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others