Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është parashikuar që “stuhia që po bën namin në Evropë, të vijë edhe në Kosovë”

HIBRID

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se “stuhia që po bën namin në Evropë pritet të vijë edhe në Kosovë”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky portal i dyshimtë në këtë artikull ka vënë titull tendencioz dhe jo të saktë, pasi i njëjti nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Në këtë artikull gjendet deklarata e meteorologes shqiptare nga “MeteoAlb”, Ladja Porja, e cila tha se “duke parë stuhinë me origjinë në ishujt Britanik, që ka përfshirë Europën Qendrore, kjo stuhi e quajtur në shkallën e uraganeve, po sjell përkeqësim të motit. Pritet që stuhia të zhvendoset drejt alpeve, dhe tek ne vjen e dobësuar”.

Pra, Porja nuk përmendi asnjëherë Kosovën, si dhe u shpreh se ndikimi që do të sjellë kjo stuhi për motin e vendit tonë do të jetë i vogël.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/17/sinoptikania-jep-paralajmerimin-e-forte-stuhia-qe-po-ben-namin-ne-evrope-pritet-edhe-ne-kosove-nga-dita-e/?fbclid=IwAR0nSramc8dzddBempbG4_0mFe61ggbMhaOkzeIvIz2ErAeG_gCOmktTOgg

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në portalin shqiptar “balkanweb.com”:

https://www.balkanweb.com/stuhia-qe-ka-goditur-europen-do-te-vije-edhe-ne-shqiperi-sinoptikania-fundjava-me-reshje-shiu-ne-disa-zona-problematike-do-jete/

Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “readkoala.com” është postuar edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

Ky artikull me këtë titull tendencioz mund të dezinformojë lexuesit dhe të përhap panik te ta, se duke i bërë të besojnë se stuhia me intensitet të njëjtë do ta godasë edhe Kosovën.

Postimi i artikullit në faqen “Në Kohë” në Facebook:

https://www.facebook.com/nekohe/posts/176025311225370


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull që flet për stuhinë e fortë që preku Evropën, ku meteorologia nga Shqipëria, Ladja Porja tha se në territorin shqiptar do të vjen e dobësuar.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë i ka ndërruar titullin këtij artikulli, duke pretenduar rrejshëm se Porja ka thënë stuhia e fortë do të arrijë edhe në Kosovë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere