Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Sulmi nuk ka ndodhur ndaj objektit të konsullatës greke në Mariupol

HIBRID

Disa media online në Kosovë dhe Shqipëri kanë publikuar artikuj me pretendimin se konsullata greke në Mariupol të Ukrainës është sulmuar dhe si pasojë e saj janë shënuar 12 viktima.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këta artikuj dhe është vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtën.

Në përmbajtje bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur jashtë konsullatës greke në Mariupol dhe se të vdekurit nuk janë zyrtarë të konsullatës greke, siç lë të kuptohet në titujt e këtyre artikujve të publikuar në disa nga këto media online në gjuhën shqipe.

Lajmi për sulmin e konsullatës greke në Mariupol dhe vdekjes së 12 personave u publikua nga mediat online si “Kosovapost.net”, Inlajmi.com” dhe “Panorama.com.al”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Mirë, duke iu referuar zyrtarëve nga Ministria e Jashtme e Greqisë, bazuar në komunikimin e tyre me përfaqësues të kësaj konsullate, media greke kanë raportuar se (këtu dhe këtu) sulmi nuk ka ndodhur ndaj objektit të konsultates, por pranë objektit të misionit të OSBE-së, ku janë zhvendosur edhe personeli i konsullatës greke.


Analiza:

Mediat online në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj përmes së cilëve pretendohet se është sulmuar objekti i konsullatës greke në qytetin Mariupol në Ukrainë. Ky pretendim rezulton të jetë i pavërtetë, pasi që nga faktet e kontrolluara rezulton që objekti i këtij misioni diplomatik nuk është sulmuar. Në fakt, sipas raporteve janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në afërsi të objektit ku gjendet misioni i OSBE-së në këtë qytet. Objekt ky është janë zhvendosur edhe stafi i konsullatës grek.

Hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere