Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka argumente për pretendimin se “flamuri serb u largua nga zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës”

HIBRID

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës së bashku me zjarrfikësit, kanë hequr një flamur serb nga shtylla e transmetuesit të operatorit serb të telefonisë “MTS”.

Në artikull shkruan se video është dërguar në redaksinë e “Kosovë-online.com”, që do të thotë se kjo video nuk është bërë nga ndonjë reporter i këtij mediumi.

Redaksia nuk e ka konfirmuar pretendimin se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit e kanë hequr këtë flamur, pasi edhe në video nuk shihet një gjë e tillë dhe nuk duket qartë se kush është duke e larguar atë.

Pjesë nga teksti i artikullit i përkthyer në gjuhën shqipe:

Pjesëtarë të njësitit të Zjarrfiksëve, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot në mëngjes rreth orës 9, kanë larguar flamurin serb nga transmetuesi i MTS-së në Vërboc të Vitisë.

Në një video e cila ka ardhur në redaksinë e “Kosovo-online.com”, shihet një pjesëtar i zjarrfikësve i hipur në shtyllën e transmetuesit, nga ku e ka hequr flamurin serb dhe e ka hedhur atë nga transmetuesi.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/vatrogasci-i-kosovska-policija-skinuli-zastavu-srbije-sa-repetitora-mts-u-vrbovcu-28?fbclid=IwAR3Ryl9ZLs_tM4x7iNzBUgev9DJcD9fKUniwhK8TEWNoToXFJL-IgZeWjKw


Video e publikuar në kanalin zyrtar të “Kosovo-online.com” në Youtube:


Analiza:

Pretendimi i mediumit në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit e kanë hequr flamurin serb nga shtylla e transmetuesit, nuk konfirmohet në përmbajtje të tekstit, si dhe në video nuk shihet qartë se kush është ai person që e largon këtë.

Shtuar këtu se video e publikuar nga “Kosovo-online.com” nuk është bërë nga gazetar i tyre, por ajo është pranuar nga një person jashta redaksisë së këtij mediumi.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere