[email protected]
Nuk ka deklaratë zyrtare nga BE për liberalizim të vizave
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “todaynews54.com” ka publikuar një artikull me titull “Zyrtarët e BE-së: Ja kur pritet të bëhet Liberalizimi i Vizave për Kosovën”.

Titulli i këtij artikull rezulton të jetë i sajuar dhe që nuk i përgjigjet përmbajtjes, marr parasysh se në kuadër të artikullit nuk përmendet asnjë kohë apo periudhë e caktuar kur pritet të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, siç pretendohet në titullin e këtij shkrimi.

Gjithashtu, në këtë artikull nuk gjendet asnjë qëndrim i ndonjë zyrtari të BE-së lidhur me këtë çështje, por vetëm një analizë e drejtorit ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha, i cili tregon se ku qëndron Kosova sa i përket këtij procesi.

Teksti i artikullit të publikuar në “todaynews54.com”:

Zyrtarët e BE-së : Ja kur pritet të bëhet Liberalizimi i Vizave për Kosovën

Njohësit e marrëdh ënieve ndër.kombëtare shprehen spektik se këtë vit Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, pasi ata po kon.siderojnë pengesë mosdefinimin e marrëdh ënieve Kosovë-BE në aspektin kontraktual , si dhe mungesën e l uftës ku.ndër korrupsionit. Lidhur me deklarimet e fundit të zy.rtarëve të BE-së ku sipas tyre Kosova duhet të bëjë vetë përpjekje për njohje dhe liberalizim vizash, e ku ma.dje disa shtete të saj po e kontestojnë mundësinë që Kosova është e gatshme për liberalizim vizash, Demush Shasha, drejtor ekze.kutiv në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), në një intervistë për Ekonomia Online i kon.sideron këto deklarata si qëndrime konsistente, e madje sipas tij, Kosova nuk ka shënuar progres në këtë drejtim. “Këto janë qën.drime konsistence, disa vende anëtare tashmë një kohë të gjatë, në veçanti Franca, e cila tani më edhe zyrtarisht ka kon.firmuar që nuk konsideron se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, me theks të veçantë në çë.shtjen e sundimit të ligjit, respektivisht luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, tha Shasha..

Vegëza e artikullit të publikuar në “todaynews54.com”:

https://todaynews54.com/2021/03/07/zyrtaret-e-be-se-ja-kur-pritet-te-behet-liberalizimi-i-vizave-per-kosoven/?fbclid=IwAR36Nih97deeGuynamqtMWN_I0Ljp5oy-CVK_K3hrGYelY5rK_O5Ax2gQE8


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në “ekonomiaonline.com” me intervistën e Demush Shashës lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

https://ekonomiaonline.com/politike/edhe-ky-vit-pa-liberalizim-njohesit-e-ceshtjeve-politike-tregojne-pengesat-e-ketij-procesi/?fbclid=IwAR2O-NZzLveJhKBIH1rqUE-KZf0_NM_uh8Bxb9u1n8LtONc96N9QW87eO8o

Analiza:

Portali i dyshimtë “todaynews54.com” ka marrë një intervistë të Demush Shashës dhënë për “ekonomiaonline.com”, të cilën e ka publikuar duke i vënë titull të sajuar dhe fotografi që nuk i përgjigjen përmbajtjes së tekstit. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim vlerëosohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others