Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i pasaktë rreth vizitës së Haradinaj-Stublla në Kroaci

HIBRID

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”, ka shpërndarë në faqen në Facebook “Gazeta” një artikull me titull “Meliza Haradinaj udhëton për në Kroaci, 70 mijë euro i duhen për shpenzime dy ditore”.

Në bazë të hulumtimit nga hibrid.info është parë se një informatë e tillë është e pavërtetë, meqenëse nuk është gjetur asnjë artikull apo publikim tjetër kredibil, që argumenton këtë pretendim për shpenzimet që do t’i ketë ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Teksti i artikullit të publikuar nga ‘Gazeta Aktive’:

Meliza Haradinaj udhëton për në Kroaci, 70 mijë euro i duhen për shpenzime dy ditore.

Ministrija e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka udhëtuar dje për në Kroaci, ajo atje do të ket takime të nivelit të lartë, por asaj i duhen një numër i madh i parave vetëm për vizitë dy ditore.

Në letren e publikuar nga Qeveria, asaj i duhen plotë 70 mijë euro për shpenzimet që do ti ketë në shtetin e Kroacis, vetëm për dy ditë. – happeni hapspiren e më p00shtme ndiqniii storjen e plote

https://gjithckafresh.info/news/529?fbclid=IwAR0Qt_OaqzMy0voDD495m36BdzE27oWwgrjyOLJuzKd6_TsHJO_QeDQtHJA

Ky portal i dyshimtë, në këtë artikull të shpërndarë në Facebook ka ngjallë interesim të madh te lexuesit, të cilët kanë rënë pre e mashtrimit. Ky shkrim i sajuar duket se ka arritur të marrë shumë klikime, komente dhe pëlqime, nga të cilat përfitohet materialisht.


Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në disa media online:


 Analiza:

Artikulli përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas analizës së fakteve të kontrolluara, ky shkrim u kategorizua nga hibrid.info si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”, duke qenë se nuk është gjetur asnjë shkrim rreth shpenzimeve që do t’i duhen Haradinajt-Stubllës në vizitën e saj zyrtare në Republikën e Kroacisë.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere