Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Imazhe me personazhe të huaja pretendohet rrejshëm të paraqiten si gra shqiptare që kërkojnë lidhje dashurie

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me emrin “Njerze & Fate (Agjensi-Njohje)” e cila numëron mbi 19 mijë ndjekës, publikon fotografi të grave me pretendim se ato janë në kërkim të një lidhje dashurie.

Në të gjitha këto postime, llogaria e lartcekur, në mbishkrimet e këtyre imazheve të grave, pretendon se ato janë nga Kosova apo Shqipëria.

Hibrid.info ka verifikuar dy nga këto imazhe dhe ka vërtetuar se ato fotografi u përkasin grave nga Ukraina dhe Bosnje e Hercegovina.


Në njërin nga fotografitë e postuara gjendet mbishkrimi “Pershendetje , jam nje vajze 23 vjeqare nga Kosova . Jam e interesuar te njoftoj dike jasht shtetit ose edhe ktu .” (shih më poshtë vegëzën e postimit)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo grua është nga Ukraina, e quajtur Anastasia Chorna. Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë llogarinë e këtij personi në rrjetin social “Instagram”, e cila numëron afër 95 mijë ndjekës. (shih këtu)


Në fotografinë e një gruaje tjetër të postuar nga kjo llogari në TikTok gjendet mbishkrimi “Pershendetje jam nje vajz 27 vjece nga shqipria.  Jetoj ne gjermani Jam beqar. Jam e interesuar per nje njohje me nje djal serioze”. (shih më poshtë vegëzën e postimit)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar se kjo grua nuk është nga Shqipëria, siç pretendohet, por ajo është nga Bosnje e Hercegovina (bazuar në lokacionet e përdorura në fotografitë e saja në Instagram). Në këtë media sociale ajo mban emrin Marija Dolina. (shih këtu)


Përveç në TikTok, këto postime janë publikuar edhe në median sociale Facebook nga faqja “Agjensi Lidhjesh Martesore. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “Njerze & Fate (Agjensi-Njohje)” publikon fotografi të grave jo shqiptare, të cilat i paraqet se janë nga Shqipëria dhe Kosova.

Me anë të këtyre fotografive të personazheve të huaja, kjo faqe i paraqet ato si shqiptare, duke mashtruar se ato janë në kërkim të një lidhje dashurie.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, kjo llogari në median sociale TikTok është vlerësuar si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere