Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka ndryshim të procedurave nga shteti grek për lejet e qëndrimit

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ranknews3.com” ka publikuar dje (30 tetor) artikullin me titull “Urime për Shqiptaret, Ja dhe ndryshimi që erdhi nga Greqia për lejet e qëndrimit”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se mbanë titulli të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se përmbajtja në këtë artikull është marrë nga një zyre avokature në Greqi e cila, në ueb-faqen e saj, ka publikuar shërbimet të cilat i kryen lidhur me leje qëndrimin.

Pra, nuk ka asnjë ndryshim zyrtar i bërë nga shteti grek, siç lë të kuptohet përmes titullit.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “ranknews3.com”:

Avokati Kostandinos Karajanis merr përsipër përfaqësimin ligjor të emigrantëve në Drejtoritë e Emigracionit të Ministrisë së Brendëshme si dhe tek Rrajonet e Emigrantëve të Policisë Greke. Zyra jonë merret me zgjidhjen e çështjeve që i nënshtrohen kodit të emigracionin në Greqi siç janë leje qendrimi, nënshtetësia, deportimet dhe çështjet e azilit.

Zyra e Avokatisë Kostandinos Karajanis ka eksperiencë 20 vjeçare në çështjet e emigracionit dhe merr përsipër të gjitha proçedurat që nevojiten për qëndrim të ligjëshëm në Greqi, siç janë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ranknews3.com”:

https://ranknews3.com/2022/10/30/urime-per-shqiptaret-ja-dhe-ndryshimi-qe-erdhi-nga-greqia-per-lejet-e-qendrimit/?fbclid=IwAR21R8cA1LCqt1AURsFn0O7qfJjcejDx03zXvgNLEw2cq_dM90nqOIwQNbA

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Gazeta” dhe “Gazeta Ditore”. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë njoftimin e kësaj zyre avokature në Greqi të bërë në ueb-faqen e saj zyrtare lidhur me Leje Qëndrimin në shtetin grek. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ranknews3.com” ka publikuar një njoftim të një zyre avokature në Greqi, e cila tregon për shërbimet që i kryen lidhur me leje qëndrimin.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se Greqia ka njoftuar për ndryshime lidhur me leje qëndrimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere