[email protected]
Nuk ka paralajmërim për koalicion pas-zgjedhor VV-LDK
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” ka publikuar një artikull me titull “Këtë se keni pritur/ Paralajmërohet koalicioni paszgjedhor LVV-LDK”.

Në titullin e këtij artikulli aludohet se është paralajmëruar një koalicion paszgjedhor në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, ndërsa në përmbajtje nuk paraqitet një gjë e tillë. Pra, titulli është i sajuar dhe nuk përputhet me tekstin.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa në përmbajtje nuk trajtohet fare tema e formimit të ndonjë koalicioni paszgjedhor mes këtyre dy subjekteve politike.

Teksti i artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

Këtë se keni pritur/ Paralajmërohet koalicioni paszgjedhor LVV-LDK

14 shku rti pritet të jetë një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Në këtë ditë, Kosova do të dal për të v otuar, pra për të zgje dhur një Qeveri më ndryshe prej qeverive të kaluara. Të gjitha so ndazhet dhe matjet që po bëhen gjatë kësaj kohe, po japin vetëm një fitues. E ajo është Lëvizja Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje me në kry e Albin Kurtin dhe një koalicion me Vjosa Osmanin, do të jenë fituesit e këtyre zgjed hjeve. Ky koa licion do t’i duhej edhe për të zgje dhur Presidentin e Kosovës. Ndryshe, mos zgjed hja e Presidentit mund ta dërgoj Kosovën përsëri në zgje dhje.

Vegëza e artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/2315?fbclid=IwAR0A5KbMGmowr2isIFwZ3XEMLDl-ZwLxdH3p_J4dLHk6y61k2wU7P-Vq5FM
https://mitrovicapress.com/news/2315?fbclid=IwAR0A5KbMGmowr2isIFwZ3XEMLDl-ZwLxdH3p_J4dLHk6y61k2wU7P-Vq5FM

Analiza:

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” ka publikuar këtë artikull duke i vënë titull të sajuar në mënyrë që të tërheqë lexuesit. Titulli është tendencioz dhe nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen.

Pas kërkimit dhe hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë lajm të tillë të publikuar në mediat kredibile në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm paszgjedhor në mes këtyre dy subjekteve politike dhe si rrjedhojë e saj, ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others