Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim për tërheqje të parave nga fondet pensionale

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar “LAJMI I FUNDIT- Tërheqja e TRUST-it, vjen lajmi i mirë për qytetarët!”.

Kjo është vërtetuar pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, duke qenë se në përmbajtje të artikullit nuk paraqitet ndonjë lajm i pretenduar nga titulli. Në artikull paraqitet vetëm një opinion i ekonomistit Muhamet Spahiu, i cili për televizionin T7 është shprehur që tërheqja e 20% të trustit pensional do të ndihmonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Nga kontrolli i fakteve rezulton se, nuk ka ndonjë vendim zyrtar për tërheqje të 20 % nga fondet pensionale në Trust.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/lajmi-i-fundit-terheqja-e-trust-it-vjen-lajmi-i-mire-per-qytetaret/?fbclid=IwAR1jBE4XMTlWyB_UWpjtJBWBvU0a6lvX5f1XgCMQXTc985vf76FJXDMP5Z4

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në portalin “GazetaExpress.com” (shih këtu)

Ndërsa videon e opinionit të ekonomistit Muhamet Spahiu dhënë për T7 lidhur me tërheqjen e 20% të trustit pensional mund ta gjeni këtu nga minuta 17:20.


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një opinion të ekonomistit Muhamet Spahiu lidhur me tërheqjen e 20% të trustit pensional.

Por, këtij artikulli i është vënë titull i rremë me pretendimin se TRUSTI ka dhënë lajm të mirë për tërheqjen e pensioneve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere