Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e realizuar në vitin 2013, paraqitet si e konfliktit aktual Hamas-Izrael

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh me pretendim se pamjet janë aktuale dhe paraqesin ushtarë dhe oficerë izraelitë të zënë robër, të cilët sipas të njëjtit pretendim, janë munduar të avancojnë në Gaza.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është i vitit 2013 dhe paraqet forcat izraelite të mbrojtjes në kufirin me Rripin e Gazës, të cilët kishin zbuluar një tunel të ndërtuar nga, siç thuhet “terroristët”.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “SFEFP” dhe “Support For Turkey From Presheva”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0sGig6UwbvCnARqrebcQCXJRhqtckVKDRZGVhWT9vHFvtbeQ2rb46KTi8iCgxMbxol&id=61553074912703

https://www.facebook.com/SupportForTurkeyFromPresheva/posts/pfbid0tr8PW7exxsXcLJnKonv132mmtzQL7D2aVaAeDiknowzd6FveuC5LYbk2WMZZuuzol


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e njëjtë të publikuar në mediumin “Israele.net” me datë 13 tetor 2013. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar në vitin 2013 nga mediumi “Israele.net”


Pjesë nga artikulli i publikuar nga “Israele.net” në vitin 2013, i përkthyer në shqip:

Tuneli terrorist i zbuluar të enjten e kaluar nga forcat izraelite të mbrojtjes në kufirin me Rripin e Gazës është më shumë se 1.7 km i gjatë, duket jashtëzakonisht i sofistikuar dhe dëshmon për industrinë e lulëzuar që sillet rreth terrorizmit dhe objektivit të pakalueshëm të kryerjes së rrëmbimeve dhe sulmeve ndaj Izraelit.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të vitit 2013 në të cilën paraqiten forcat izraelite pas zbulimit të një tuneli të ndërtuar, siç thuhet nga “terroristët”. Me anë të këtij imazhi këto faqe pretendojnë rrejshëm se pamjet janë aktuale dhe paraqesin ushtarë dhe oficerë izraelitë të zënë robër në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere