[email protected]
Në titull nuk qartësohet se tërmeti ka ndodhur në Meksikë
shape
shape
shape

Mediumi informativ në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull me titull “Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3, ja ku ishte epiqendra”.

Pas verifikimit të bërë nga Hibrid.info është gjetur se titulli i artikullit nuk e qartëson se në cilin vend ka ndodhur lajmi.

Vendndodhja e ngjarjes tregohet në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se, “Sistemi i paralajmërimit të tërmetit u aktivizua në Mexico City dhe lëkundjet u ndjenë në pjesë të kryeqytetit, sipas Reuters, nuk ka raportime për dëme apo lëndime.” çka bën që ky titull të jetë përgjithësues.

Portali informativ “sot.com.al” është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, prandaj edhe titulli i lartcekur lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/termet-i-fuqishem-me-magnitude-63-ja-ku-ishte-epiqendra-i615784?fbclid=IwAR0vJm7vEQNdJrzrOb68gZE9YRgkoyjW5F4kywuKky0VQB2H0Hczhm2v5nE


Hibrid.info ka gjetur të publikuar njoftimin për tërmetin në Meksikë, nga ueb-faqja e një organi qeveritar të Shteteve të Bashkuara, i cili raporton për tërmete. (shih këtu)

Hibrid.info po ashtu ka gjetur artikuj nga mediat e huaja në lidhje me lajmin. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Mediumi në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull në lidhje me një tërmet në Meksikë, pa treguar në titull se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga medium në fjalë i shkruar në gjuhën shqipe dhe i regjistruar në Shqipëri, mund të qojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others