[email protected]
Objekti i Muzeut Kombëtar të Kosovës është ndërtuar nga Perandoria Osmane dhe jo nga austriakët
shape
shape
shape

Në rrjetin social Facebook është publikuar më 9 maj një përmbajtje ku pretendohet se objekti i Muzeut Kombëtar të Kosovës është ndërtuar nga austriakët, rreth vitit 1880.

Postimi përmban një fotografi të objektit të Muzeut Kombëtarë të Kosovës më një mbishkrim cirilik, por pa vitin e realizimit të kësaj fotografie.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se objekti i Muzeut Kombëtar të Kosovës nuk është ndërtuar nga Austriakët.

Vegëza e përmbajtjes së publikuar në Facebook:

https://www.facebook.com/groups/620037062517530/?multi_permalinks=954870775700822&ref=share

Përmes një fotografie të shpërndarë të objektit të Muzeut Kombëtar të Kosovës i cili përmban një mbishkrim me alfabet cirilik u pretendua se ky objekt u ndërtua në rreth viteve 1880 nga austriakët.

Domethënia e tekstit në fotografi e deshifruar dhe përkthyer në shqip: mbishkrimi: “kryesia Serbe e qarkut të Prishtinës”; kurse pjesa në kllapa, me shkronja pak më të vogla: “Ish ndërtesa e hyqmetit Turk për mutezarifllukun e Prishtinës”.

Historiani Jahja Drançolli, nëpërmjet një postimi në Facebook bënë të ditur se objekti i Muzeut Kombëtar të Kosovës ka qenë pallat qeveritar osman. Drançolli ka publikuar një fotografi të këtij objekti të vitit 1896 me mbishkrimin më shkronja osmane dhe latine “Priştine Hükümet Konağı” që dmth “Ndërtesa e Qeverisë në Prishtinë”. (këtu)

Në ueb faqen zyrtare të iniciativës së historisë gojore “Oral History Kosovo” bëhet e ditur se objekti i Muzeut Kombëtar të Kosovës është ndërtuar në mes të viteve 1885-1886 në stilin neo-barok, reflektonte valën modernizuese të Perandorisë Osmane në periudhën e vonë të saj. (këtu)

Në përmbledhje e dokumenteve të periudhës osmane për Prishtinën të titulluar “katalogu i dokumenteve Osmane në arkivin komunal të Prishtinës” (Përgatitën: Besir Neziri & Mead Osmani), jepen të dhëna rreth ndërtuesit dhe vitit të ndërtimit të këtij objekti. Sipas këtij katalogu, është një shënim i vitit 1884 që vërteton se është ndërtuar në atë kohë nga Perandoria Osmane, si dhe një tjetër më 1885 që thotë se popullata ka ndihmuar për mobilimin e ndërtesës së qeverisë në Prishtinë (fq. 163). (këtu)

Pra, referencat kredibile tregojnë se ky objekt është ndërtuar në vitet 1884-1886 nga Perandoria Osmane në stilin neo-barok, si ndërtesë e qeverisë në Prishtinë.


Analiza:

Bazuar në hulumtimin e bërë dhe referencat kredibile të siguruara nga hibrid.info del që pretendimi se objekti i Muzeut Kombëtar të Kosovës është ndërtuar nga Austriakët nuk qëndron.

Më saktësisht objekti është ndërtuar nga Perandoria Osmane si ndërtesë e Qeverisë në Prishtinë me stil neo-barok.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others