Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT/ PDK koalicion me LDK’në në Prishtinë?”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është bërë e qartë se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në këtë artikull gjendet një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqit, i cili gjatë debatit në Pressin është pyetur se a do të ketë koalicion në Prishtinë në mes të PDK-së dhe LDK-së.

Krasniqi rreth një koalicioni të mundshëm mes PDK’së dhe LDK’së në Prishtinë, tha se për këtë duhet një diskutim me Uranin.

“Duhet të jetë një diskutim më Uranin, ajo që e di si një peron që jeton këtu i vynë një energji e re një ngjyrë e re. Duhet me shiku, normal që kam me votu në raundin e dytë si qytetarë i përgjegjshëm. Prishtinës i duhet një ndryshim”, tha Krasniqi.

Pra, nuk është e vërtetë  se është arritur ndonjë koalicion mes PDK-së dhe LDK-së, siç paraqitet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar nga “konakushqiptar.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/5029?fbclid=IwAR1taCtZkz-wLsRAHfHagiOPPbWkWrmlB_OrhLDJOFjDgmf_rgrE6DKZZQc

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=241857977984227&id=100064800784275


Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, ka gjetur këtë artikull të publikuar nga disa media online në Kosovë, vegëzat e të cilit mund t’i gjeni më poshtë.

http://gazetablic.com/a-do-te-bej-pdkja-koalicion-me-ldkne-ne-prishtine-pergjigjet-memli-krasniqi/

https://ballkani.info/a-do-te-bej-pdk-koalicion-me-ldkne-ne-prishtine-flet-memli-krasniqi/

Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull, të cilit i ka vënë titull të rremë se gjoja PDK dhe LDK kanë arritur koalicion në Prishtinë, e qe një gjë e tillë nuk përmendet në përmbajtje.

Në artikull gjendet vetëm një deklaratë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se lidhur me një koalicion të mundshëm mes këtyre dy subjekteve politike, duhet të bisedohet me Urani Ismailin, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit garoi për kryetar të Prishtinës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere