Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vitit 2018 me titull të rremë pretendohet të paraqitet si aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë “revista.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT: Për nder të Vitit të ri, një lajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin pagë sociale”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe është vërtetuar se titulli është i rremë, ndërsa lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 17 gusht të vitit 2018, atëkohë kur ministër i Financave ishte Bedri Hamza.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave në gusht të vitit 2018, bëhej fjalë për ekzekutimin e pagesave për skemat sociale dhe pensionet shkaku i festës së Kurban Bajramit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “revista.trendliveg24.com”:

https://revista.trendliveg24.com/2021/11/30/e-fundit-per-nder-te-vitit-te-ri-nje-lajm-i-mire-per-pensionistet-dhe-ata-qe-marrin-page-sociale-2/?fbclid=IwAR2hfI68yMFwkY5Igu22K6SlG7fIKP00T9FYqLnu5l_S5M0NNMbDIUJNVP4

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e njëjtë të publikuar në gusht të vitit 2018 nga Ministria e Financave:

https://mf.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,109,697


Ky artikull i njëjtë por me titull tjetër është publikuar edhe në muajin maj të këtij viti nga portali tjetër i dyshimtë “newsonline51.com”, të cilin po ashtu e ka verifikuar stafi i hibrid.info.

Vegëza e artikullit të verifikuar më 10 maj 2021 nga hibrid.info:



Analiza:

Portali i dyshimtë “revista.trendliveg24.com” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vendosur titull të rremë.

I njëjti artikull është publikuar edhe në muajin maj të këtij viti por me titull tjetër, i cili gjithashtu është verifikuar edhe atëherë nga stafi i hibrid.info.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere