Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamje e vjetër e autokolonës së ushtrisë serbe paraqitet si aktuale gjoja është në kufi me Kosovën

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Pamje të regjistruara në të kaluarën të një auto-kolone të ushtrisë së Serbisë, diku nëpër rrugët e këtij vendi, po tentohet të paraqiten si aktuale dhe që kinse ato automjete janë vendosur në kufirin me Kosovën.

Ky video-material është publikuar nga llogaria me emrin “mtrks25” në TikTok më 20 prill 2024.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7359582832001355013 (archive)


Ndërkaq, pas kërkimeve të bëra nga platforma për verifikim të fakteve Hibrid.info, videoja në fjalë, ku paraqiten automjete ushtarake të Ushtrisë së Serbisë, është gjetur e postuar në rrjete sociale edhe në qershor të vitit të kaluar (2023). (këtu)

Edhe në këtë video të publikuar më 27 qershor 2023 nga përdoruesja Amrita Bhinder, pretendohet se ushtria serbe është vendosur në Rashkë, afër kufirit me Kosovën. Përshkrimi i videos në anglisht: “Tensions between pro-Russian country Serbia and pro-NATO country Kosovo on a brink of escalation. A Serbian army convoy has been spotted today in the Raška region, near the border with Kosovo for unknown reason“. Përkthimi në shqip: “Tensionet mes vendit pro-rus Serbisë dhe vendit pro NATO-s Kosovës, në prag të përshkallëzimit. Një kolonë e ushtrisë serbe është parë sot në rajonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën për arsye të panjohura“.

Megjithatë, vërtetësia e kësaj videoje asnjëherë nuk është konfirmuar, dhe nuk dihet nëse vërtet paraqet ushtrinë serbe në kufi me Kosovën.


Analiza:

Pretendimi i bërë nga llogaria me emrin “mtrks25” në TikTok më 20 prill 2024, me përshkrimin “Ekskluzive: Ushtria serbe ne kufi me Kosoven”, duke mos treguar se videoja është e vjetër, nuk qëndron.

PSE?

SEPSE: Video-materiali i publikuar rishtazi është gjetur i publikuar edhe në qershor 2023 në platformën X.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere