Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër për tërmete në Greqi, duke mos sqaruar në titull se ku kanë ndodhur ato

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Nuk po gjen qetësi vendi! Çfarë po ndodh, tre tërmete të njëpasnjëshëm godasin brenda pak minutave”, mban titullin një artikull.

Ky artikull u publikua dje (3 shtator) në Facebook nga faqja me përmbajtje në gjuhën shqipe “Preferenca”.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se lajmi është i vjetër dhe në titull nuk sqarohet se bëhet fjalë për tërmet të ndodhur në Greqi.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Preferenca”:

https://www.facebook.com/preferencAl/posts/pfbid09tEgoiCbEwiLDFFLNKwkYhmdxqFsm5pFU25uBACm8bEdexoGJTxCCW8RZn8xCemYl


Artikulli i postuar në Facebook nga faqja e lartcekur, fillimisht u publikua më 7 gusht në portalin “versus.al”. (shih këtu)


Për të vërtetuar edhe më shumë faktin se tërmetet janë regjistruar në Kretë të Greqisë me datë 7 gusht, hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj të publikuar në media të huaja që kanë raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja nw Facebook ”Preferenca” ka publikuar një artikull të vjetër (7 gusht) në lidhje me tërmetet e regjistruara në Greqi, duke e paraqitur si aktual. Gjithashtu, në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga kjo faqe, mund të qojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se tërmetet kanë ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere