Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk paraqesin beduinët egjiptianë duke shkuar në Gaza, video është e vitit 2021

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar me datë 12 tetor një video-material me përshkrimin “Beduinët egjiptianë shkojnë në kufirin e Gazës me makinat e tyre dhe kërkojnë që kufijtë të hapen në mënyrë që të mund t’i bashkohen luftetareve per liri”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video është e vjetër, e publikuar në vitin 2021.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=372448158441999


Pas verifikimit të fakteve të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar në gusht të vitit 2021 nga një llogari në TikTok me emrin “hanisalemalajni”. (shih këtu)


Përshkrimi i këtij video-materialit është i shkruar në gjuhën arabe, por që pas përkthimit në gjuhën shqipe përmes Google Translate, i njëjti ka kuptimin “#Eskplorojmë_Lëvizjen_2020 #Hala #Nashama #Ndaloni të doni Egjiptin Marsa Matrouh”.

Prandaj, video-materiali i publikuar nga “The Reis” nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual që po ndodhë ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, siç është munduar të paraqitet nga kjo faqe në Facebook.


Analiza:

Faqja “The Reis” ka publikuar një video-material të vitit 2021, me pretendimin e rremë se pamjet tregojnë beduinët egjiptianë duke shkuar në kufirin e Gazës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere