Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Përdoret figura e Florian Markut për të publikuar lojë shpërblyese të rreme

FATBARDH DEMA

Një faqe në Facebook që mban emrin “????????0????????????å????-????å????????????µ”, me datë 3 tetor ka publikuar një video-material me pretendimin se ky boksier shqiptar, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën.

Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “100 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do të transferoj 10.000 euro. Kjo eshte e vertete”.

Pas verifikimit të kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vjetër, i vitit 2020 dhe nuk ka të bëjë me asnjë lojë shpërblyese të paralajmëruar nga boksieri shqiptar Florian Marku.


Video-materiali i publikuar më 3 tetor 2023 në Facebook nga faqja me emrin “????????0????????????å????-????å????????????µ”:

https://www.facebook.com/61551854738549/videos/1421969981867157


Pas hulumtimit të kryer në mediat sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video-material të realizuar nga Florian Marku, e publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook, me datë 15 prill 2020. (shih këtu)


Në këtë video material, boksieri shqiptar kishte flour me komentuesit në një paraqitje të drejtpërdrejtë përmes llogarisë së tij personale në Facebook, ku tregonte se si po i kalonte ditët, në kohën e pandemisë Covid-19.

Vlen të ceket se kjo faqe në Facebook me emrin “????????0????????????å????-????å????????????µ” aktualisht numëron vetëm 85 ndjekës (këtu), por në këtë video material ka arritur të grumbullojë mbi 40 mijë shikime dhe mbi 2 mijë komente. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “????????0????????????å????-????å????????????µ” ka publikuar një video të boksierit shqiptar Florian Marku me pretendimin ta paraqesë atë si thirrje për një aktivitet shpërblyes.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura dhe ka vërtetuar se video e boksierit të lartcekur është e vitit 2010 në të cilën ai kishte biseduar me komentuesit në një paraqitje të drejtpërdrejtë përmes Facebook, duke sqaruar për mënyrën se si po i kalonte ditët gjatë pandemisë Covid-19.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material të publikuar nga faqja “????????0????????????å????-????å????????????µ”, si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere