Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se ish-presidenti John Kennedy është i gjallë

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar një video-material ku paraqitet imazhi i një personi, për të cilin pretendohet se është presidenti i vdekur amerikan, John Kennedy.

Sipas mbishkrimit në video-material, ish-presidenti Kennedy jeton me shëndet të mirë dhe është në mbrojtje nga Agjencia Qendrore të Inteligjencës “CIA”.

Mirëpo hibrid.info ka hulumtuar dhe vërtetuar se imazhi i shfaqur në video-material i përket Russell LeeRoy Pickett, veteran amerikan i Luftës së dytë botërore.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “kijameti2024” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7244985946704186650?lang=en

Hibrid.info ka gjetur të dhëna nga faqja e “Shtëpisë së bardhë”, ku tregohet më shumë për ish-presidentin e vdekur, John F. Kennedy (shih këtu).

John F. Kennedy u vra më 22 nëntor 1963, në Dallas, Teksas, duke u bë presidenti më i ri që vdiq.


Video-materiali i publikuar shfaq një person që pretendohet se është John Kennedy, përballë ish-presidentit tjetër amerikan, Donald Trump. Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur se imazhi shfaq momentin e përqafimit të ish-presidentit Trump me veteranin e luftës së dytë botërore, Russell Pickett.  (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur po ashtu edhe në Youtube, pamje që shfaqin këtë moment (shih këtu).


Ndërsa për të dëshmuar edhe më shumë, hibrid.info ka gjetur artikull ku tregon më shumë për Russell Pickett, veteran i Luftës së dytë botërore, i vdekur që nga viti 2020 (shih këtu).


Analiza:

Llogaria në TikTok “kijameti2024” ka publikuar një video-material me imazhin dhe mbishkrimin ku pretendohet se ish-presidenti i vdekur, John Kennedy jeton i mbrojtur nga CIA.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se imazhi që shfaqë personin që pretendohet se është John Kenedy, në fakt tregon fotografi të momentit kur Donald Trump, ish-presidenti amerikan përqafon Russell LeeRoy Pickett, veteran amerikan i Luftës së dytë botërore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere