Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Përdorët figura e Rita Orës për të publikuar lojë shpërblyese të rreme

HIBRID

Një faqe në Facebook me emrin “Ritta – 0ra LIVE” ka mashtruar përdoruesit e këtij rrjeti social se gjoja këngëtarja nga Kosova me famë botërore, po organizon lojë shpërblyese.

Kjo faqe me mbi 100 ndjekës ka publikuar një video të Rita Orës e cila shihet se flet në gjuhën angleze, ndërsa në pjesën tjetër të ekranit shfaqen disa numra. Në përshkrimin e kësaj videoje pretendohet rrejshëm se ata persona që e gjejnë numrin e saktë do të fitojnë nga 5 mijë euro.

Gjithashtu, aty kërkohet që përdoruesit të klikojnë në një link dhe të regjistrohen. Por, në bazë të disa komentuesve shihet qartë se ky është vetëm një mashtrim, pasi disa prej tyre kanë shkruar se po sa të regjistrohesh në atë link, të merren para nga numri i telefonit tuaj.

Hibrid.info gjatë verifikimit të kësaj videoje, ka vërejtur se në të janë dy video të Rita Orës, dhe secila prej tyre vetëm përsëritet.

Pra, pretendimi se Rita Ora po shpërndanë nga 5 mijë euro për 200 personat që e gjejnë numrin e fshehur nuk është i vërtetë, dhe se postimet me këtë përmbajtje janë mashtrime të bëra duke përdorur emrin dhe fotografinë e saj.

Video e publikuar në faqen “Ritta – 0ra LIVE”:

https://www.facebook.com/103007182142991/videos/330460088860883

Përshkrimi i videos me pretendimin e rrejshëm se Rita Ora po organizon lojë shpërblyese:

Lista e Shpërblimeve me Kohe të Kufizuar .. Regjistrohuni Këtu?  https://tinyurl.com/ysyaaknc  ??

???̈ ?? ??̈ ??? 5,000 € ???? ??̈ ????̈ ??̈? 200 ????̈ ? ????̈ ??̈ ??̈ ?? ???̈??̈ ??̈ ??̈?????̈ ???̈ ?????? ?? ???? ?????? ??̈ ??????̈. ??? ??? ?̈????̈ ? ??̈?????̈!

Hibrid.info ka klikuar në linkun ku thihet se “se për të qenë fitues duhet të regjistroheni dhe po sa të hysh në atë vegëz, menjëherë dalin disa linqe tjera që kërkojnë që të futni të dhënat tuaja”.

Në bazë të disa komentuesve, të cilët duket se kanë rënë pre e këtij mashtrimi, thuhet se atyre i janë marrë para nga numri i telefonit.

https://ritahorah0fficial.blogspot.com/?fbclid=IwAR1nX-uh5m15WmRVXGFSvn3Xjs88SpWChaAWrhzw3mY3QR5_lAkhmbfLO2c


Analiza:

Kjo video mashtruese është bërë në emrin e këngëtares Rita Ora, me pretendimin e rrejshëm se ajo do të përzgjedhë 200 fitues me nga 5 mijë euro për ata që e gjejnë se cili numër fshehet në video.

Videoja nuk ka të bëjë asgjë me këtë lojë shpërblyese, pasi aty gjenden dy video të ndryshme të këngëtares, si dhe ato vetëm përsëriten.

Duke u bazuar në disa komente në këtë postim, vërehet qartë se ky është një mashtrim, pasi disa përdorues pretendojnë se pasi janë regjistruar në linkun e publikuar, atyre u janë marrë para nga telefoni.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere