Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër në lidhje me një krijesë të shfaqur në Berat, paraqitet si aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë me emrin “promakale.com” ka publikuar dje (31 gusht) një artikull me titull “Një krijesë e frikshme shfaqet në Berat, tmerrohen banorët (Foto)”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se artikulli i publikuar, është lajm i vjetër.

Pra, portali në fjalë është munduar ta paraqesë si aktual, lajmin e publikuar për herë të pare, para shtatë vitesh (2016).


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “promakale.com”:

https://promakale.com/nje-krijese-e-frikshme-shfaqet-ne-berat-tmerrohen-banoret-foto/?fbclid=IwAR11L0wRp1u6cRe1_RVHTg-sUsF8tJ-7AGljCSaAbR9FdvV0fhfPhzogM5c

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Post Lajme” me datë 31 gusht. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur se artikulli i publikuar dje nga “promakale.com” daton që nga viti 2016, më 16 maj, kur ishte publikuar për herë të parë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një portal i dyshimtë ka publikuar një lajm të vjetër për një krijesë të shfaqur në Berat. Portali në fjalë lajmin e publikuar para shtatë vitesh, është munduar ta paraqesë si aktual.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere