Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Thirrja për ndalimin e dërgimit të fëmijëve në shkollë vlen vetëm për personelin amerikan, jo për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook nga faqja “SkenderajLive” pretendohet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë më 16 shtator.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i manipuluar.


Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka publikuar një njoftim për demonstrata të planifikuara për të mërkurën, më 16 shtator 2026, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha në Kosovë.

Në njoftim thuhet se këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe pengesa të mëdha në trafik. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat, të tregojnë kujdes në rast se ndodhen pranë grumbullimeve të mëdha dhe të jenë të vëmendshëm ndaj situatës përreth.

Ambasada gjithashtu këshillon që të kufizohet udhëtimi në zonën e afërt të vendbanimit dhe të shmangen udhëtimet drejt vendit të punës apo shkollave, nëse rruga kalon nëpër zonat e prekura, pasi mund të ketë vështirësi në qarkullim.

Megjithatë, pjesa e pretendimit se qytetarëve u është bërë thirrje që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë është paraqitur pa kontekst.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se personeli i Qeverisë së SHBA-së është këshilluar të shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së pengesave në trafik.

Pra, kjo pjesë e njoftimit nuk paraqet një thirrje të përgjithshme të Ambasadës së SHBA-së për të gjithë prindërit në Kosovë që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.


Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (shih këtu).


Analiza

Përmes një postimi në Facebook pretendohet se Ambasada e SHBA-së në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë më 16 shtator.

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se kjo ambasadë ka paralajmëruar për demonstrata dhe pengesa të mundshme në trafik, por këshilla për të mos i dërguar fëmijët në shkollë u është dhënë personelit të Qeverisë së SHBA-së, jo në mënyrë të përgjithshme qytetarëve të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere