Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përmbajtje mashtruese që pretendon se “Viva Fresh Store” dhuron 110 televizorë 

HIBRID

Shkroi: Hyrije Mehmeti

Përmes një postimi në Facebook, pretendohet se kompania “Viva Fresh Store” do të dhurojë 110 televizorë, të cilët thuhet se nuk janë shitur për shkak të gërvishtjeve dhe dëmtimeve të vogla, por që janë në gjendje të mirë dhe të rinj.

Ky postim është bërë të dielën (7 korrik), nga një faqe me emrin “???????????????? ???????????????????? ????????????????????.????????????????”.

Cila është e vërteta?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky postim është i rremë, pasi që faqja e cila e ka publikuar përmbajtjen nuk është faqja zyrtare e kompanisë “Viva Fresh Store”.

Në bazë të numrit të madh të komenteve në publikim dhe shpërndarjeve të postimit, mund të vlerësohet se lexuesi mund ta marrë si të vërtetë përmbajtjen.

Hibrid.info gjithashtu ka kontrolluar të dhënat e vendosura në faqen zyrtare të kompanisë “Viva Fresh Store”, si numri i telefonit dhe adresa elektronike (email), duke i krahasuar ato me të dhënat në faqen me emrin “???????????????? ???????????????????? ????????????????????.????????????????”. Aty shihet se numri i telefonit është i njëjtë në të dy faqet, por se adresa elektronike ka një ndryshim: tek faqja zyrtare paraqitet info@vivafresh-rks.com, kurse te faqja me emrin “???????????????? ???????????????????? ????????????????????.????????????????” paraqitet me ks dhe jo rks (info@vivafresh-ks.com). Gjithashtu, kjo e fundit nuk e ka të vendosur linkun e uebfaqes dhe nuk e ka të cekur orarin e punës, ndryshe nga faqja zyrtare.

Hibrid.info ka gjetur gjithashtu se fotografia e përdorur në postim, përdoret në masë të madhe për mashtrime të ndryshme, nga shumë faqe dhe në shumë gjuhë. Megjithatë, në shumë prej këtyre rasteve, fotografia fshihet pas një kohe, por se postimi mbetet pa imazh.

Analiza:

Një faqe në Facebook e quajtur “???????????????? ???????????????????? ????????????????????.????????????????”  ka pretenduar rrejshëm se do t’i dhurojë 110 televizorë të cilët nuk janë shitur për shkak të gërvishtjeve dhe dëmtimeve të vogla, por që janë në gjendje të mirë dhe të rinj.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se postimi është i rremë, pasi që faqja e cila e ka publikuar përmbajtjen nuk është faqja zyrtare e kompanisë “Viva Fresh Store”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere