Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Video me inteligjencë artificiale me pretendimin për ardhjen e mërgimtarëve më 28 dhjetor për të votuar Albin Kurtin

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 23 dhe 24 nëntor, dy faqe në Facebook publikuan video ku shfaqej një person me mikrofon që pyeste qytetarët mërgimtarë nëse do të vijnë dhe të votojnë më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në videot, disa qytetarë dukeshin duke deklaruar se do të votojnë për Albin Kurtin.

Megjithatë, pas verifikimit nga hibrid.info, është konfirmuar se këto video janë gjeneruar me inteligjencë artificiale dhe nuk pasqyrojnë situatën reale.

Çka thuhet në video?

Në videot e publikuara nga “Peja LIVE” dhe “Revista Ora”, shfaqet një moderator që pyet dy qytetarë, duke pretenduar se ata ndodhen në Aeroportin e Prishtinës, me pyetjen: “A do të vini të votoni në Kosovë më 28 dhjetor?”

videon e publikuar nga “Peja LIVE”, një nga të intervistuarit deklaron: “Po patjetër që do të vij, do ta votoj më të mirin që ka punuar në këtë vend. Ky vend nuk do të ishte zhvilluar pa të, Albin Kurtin, i vetmi që e meriton votën e diasporës”.

Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, kjo video ka arritur 3.7 mijë shikime, 486 komente dhe 267 shpërndarje.


Ndërsa në videon e publikuar nga “Revista Ora”, e intervistuara deklaron: “Po, normal që do të vijmë me gjithë familjen për të votuar për Albin Babën, për më të mirin. Ai është një njeri i mençur që duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Inshallah të marrë 600 mijë vota dhe të fillojmë vitin 2026 mirë”.

Deri në momentin e shkrimit dhe publikimit të këtij artikulli, kjo video ka arritur 6,900 shikime, 1,600 komente dhe 347 shpërndarje.


Pas analizimit të videos me platforma të specializuara për verifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale, rezultoi se videoja e publikuar nga “Peja LIVE” ka marrë një vlerësim prej 99.9% nga Hive Moderation dhe deepware.ai, që tregon se përmbajtja e saj është gjeneruar nga IA ose deepfake.

Edhe videoja e publikuar nga “Revista Ora” rezulton të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale, bazuar në analizën e platformës Hive Moderation, ku ka marrë një vlerësim prej 95%.

Po ashtu, janë vërejtur deformime të caktuara në video, të cilat janë pasojë e gjenerimit me inteligjencë artificiale, veçanërisht në zonat ku shfaqen tekste.


Analiza:

Në videot e publikuara nga “Peja LIVE” dhe “Revista Ora”, pretendimi ishte se qytetarët mërgimtar po shprehnin mbështetje për Albin Kurtin dhe thoshin se do ta votojnë më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Faktet tregojnë se këto video janë gjeneruar me inteligjencë artificiale dhe përmbajnë deformime karakteristike të deepfake. Kjo tregon se deklaratat e shfaqura nuk pasqyrojnë situatën reale dhe janë të rreme.

Bazuar në metodologjinë, hibrid.info, këto video i vlerëson si “mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere