Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Përmes artikullit të vjetër pretendohet rrejshëm për rënien e çmimeve të disa produkteve bazë

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar me datë 12 prill një artikull me titull “Lirohen çmimet e disa artikujve në Kosovë, Ja çmimet e artikujve”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar me datë 13 mars, atëkohë kur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës.

Pra, faqet në Facebook “Feja Ime” dhe “Exclusive Albania Today” janë munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesin si aktual.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Feja Ime” dhe “Exclusive Albania Today”:

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid02X5etTNmLyqRFyRmowW4YgghRckPkGKx3ZQDZ845jBPoG8pKruB9anBsMz8Qcxs6ml

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid0p81PBDJ5qYZJhsH7rEHnwKKdavbChZmnoPaP6rRcMt52C3vn8Z8b1rxWvW4q8RX9l


Pjesë nga artikulli i publikuar nga faqet e lartcekura:

Derisa para një jave 30 copë vezë kushtonin 4.39 tani ato kushtojnë 4.31 euro, makaronat kushtonin 1.02 euro tani 500 gramë kushtojnë 0.97 euro, ajka kushtonte 1.63 euro tani ka çmim 1.55 euro, detergjenti për enë para një jave ka kushtuar 2.31 euro tani kushton 2.23 euro.

Ndërsa çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.


Përderisa në artikullin e publikuar çmimi për 30 copa vezë del të jetë 4,39 euro (të datës 13 mars), në tabelën e publikuar së fundmi nga ASK (deri me datë 11 prill) vërehet se çmimi mesatar për 30 copa vezë është 4,03 euro. (shih këtu)

Ndërsa çmimet e produkteve tjera që janë përmendur në artikullin e lartcekur (makaronat, ajka dhe detergjenti për enë) aktualisht kanë pësuar ngritje për disa centë në bazë të publikimeve të fundit të ASK-së. (shih fotografinë më poshtë)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se artikulli i publikuar në Facebook nga faqet e lartcekura është i vjetër, hibrid.info ka arritur ta gjejë atë të publikuar me datë 13 mars në portalet informative “EkonomiaOnline.net” dhe “GazetaInfokus.com”.


Analiza:

Në bazë të verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se disa faqe në Facebook kanë publikuar raportin e vjetër (mars) të ASK-së për rënien e disa çmimeve të produkteve bazë, me pretendimin që ta paraqesin atë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim nga këto faqe si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere