Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Gjermania po e furnizon Kosovën me armatim, sajim i vjetër

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Gjermania furnizon Ushtrinë e Kosovës me armatim supermodern”.

Nga kontrolli i fakteve të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i cili është publikuar më 14 korrik të vitit 2021.

Në përmbajtje të artikullit gjendet një deklaratë e vjetër e zyrtares së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, e cila kishte deklaruar se Gjermania po bën veprime kontradiktore në Kosovë, duke e furnizuar me armë.

Pra, portalet e dyshimta si “lajmet.trendliveg24.com” dhe “banglarreporter.com” e kanë publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2022/03/15/gjermania-furnizon-ushtrine-e-kosoves-me-armatim-supermodern/?fbclid=IwAR2XrATDTah5rbFZcF16fzx-l0AjlLXQAAJx1aSutygg-lNdUXiQ6pTZ8O8

https://banglarreporter.com/archives/13352?fbclid=IwAR2YdFWolAnxYz8UUj4POW15sjPySRHHWl0RBOyLW0j3L55h5N13K-llLJM
https://banglarreporter.com/archives/13352?fbclid=IwAR2YdFWolAnxYz8UUj4POW15sjPySRHHWl0RBOyLW0j3L55h5N13K-llLJM

Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e njëjtë të shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “33shi.com” dhe “Gazeta Aktive”. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (14 korrik 2021) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual, duke i vënë titull të sajuar.

Me këtë titull të vendosur, duket se qëllimi i këtyre portaleve të dyshimta është që ta lidhin këtë artikull me ngjarjet e fundit në botë, me pretendimin e rremë se aktualisht Gjermania po e furnizon Ushtrinë e Kosovës me armatim modern.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere