Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përpjekje për ta paraqitur si lajm aktual një teori të vjetër, të pabazuar në fakte

HIBRID

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “Vuçiç I Paralajmëron Serbët: ‘Rrini Gati, Kemi Informacione Se Kosova Do Të Ndërmarrë Aksione Të Tjera Në Veri!’”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 26 tetor të vitit 2021.

Deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiq kishte të bëjë me pretendimin pa fakte se Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafo-stacionit “Vallaç” në afërsi të Zveçanit.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë e ka publikuar këtë artikull me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke u munduar ta lidhë atë me ngjarjet e fundit.

Pra, lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me pretendimin pa fakte të Vuçiqit, i cili atëkohë kishte deklaruar se me 6 nëntor Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafo-stacionit në Zveçan.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/12988?fbclid=IwAR2ixlGJZ7Q6MGd4BaeDyiPfgAtLJYj40o820aVilmIXgjQHSiMb9Tn8qFA
https://banglarreporter.com/archives/12988?fbclid=IwAR2ixlGJZ7Q6MGd4BaeDyiPfgAtLJYj40o820aVilmIXgjQHSiMb9Tn8qFA

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Këtë deklaratë të Vuçiqit të bërë më 26 tetor, e kishte trajtuar Hibrid.info, të cilën e kishte vlerësuar si “Teori Konspirative” pasi pretendimet e presidentit serb, nuk bazohen në asnjë referencë të vetme, por të gjitha janë të përfolura dhe nuk argumentohen me asnjë fakt. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarrporter.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili më 26 tetor të vitit 2021 kishte pretenduar pa fakte se Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafo-stacionit “Vallaç” në afërsi të Zveçanit.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë e ka publikuar këtë artikull më 13 mars me qëllimin ta paraqesë atë si aktual, duke i dhënë konotacion tjetër.

Kjo deklaratë e presidentit serb duket se është publikuar me arsyen që ta bëjë të kuptohet se ndërlidhet me ngjarjet e fundit Ukrainë – Rusi.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere