[email protected]
Përsëriten publikime që pretendojnë se logo e Orbit-it është anti-Islam
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe po vazhdojnë të publikojnë këtë artikull, duke pretenduar se logo e çamçakëzit “Orbit”, ka simbole të fshehta.

Në këtë pretendim të përsëritur thuhet se kjo logo ka qasje anti-fetare, duke u përpjekur ta ndërlidhin atë me teoritë e përkufizimit të Tokës me formë të sheshtë.

Në këtë artikull, i cili është i mangët për nga sqarimi, pretendimi i pavërtetë vazhdon të plotësohet edhe me konspiracione tjera që synojnë ta ndërlidhin mesazhin e kësaj logo religjionin islam, duke shtuar se “se bota po luan me hoxhallarët”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet e dyshimta “banglacontent24.com”, “worldlivestar.com” dhe “flitet.com”:

Bota po luan me Hoxhallaret pasi qe bota beri te binden miljarda njerez qe bota esht e rumullakt, madje ata me video te rrejshme te tyre kan imponuar qe edhe hoxhallaret te besojn ne nje gje qe nuk esht realitet, dhe qe bie ne kundershtim me fjalen e ZOTIT.

Shumë simbole okultike përmbajnë imazhe të kodizuara dhe të fshehura në numra dhe imazhe ku kjo foto tregon tokën e sheshtë me horizontin e sheshtë dhe kupën qiellore midis detit të ëmbël dhe detit të kripur ku në skajin e majtë gjendet dielli. Në kërkim të identifikimit, ne përballemi me pyetjen nëse ka simbole tipike që përdoren në okultizëm dhe satanizëm.


Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://banglacontent24.com/sites/bota-po-luan-me-muslimanet-cfare-fshihet-pas-logos-se-camcakezit-orbit-qe-ka-te-bej-me/?fbclid=IwAR3Y9CU5GLnO-jJKtgUxj8TXjxY2TwDL8SdTq0uIiuGMjN4QRc69pzDkQCs
https://banglacontent24.com/sites/bota-po-luan-me-muslimanet-cfare-fshihet-pas-logos-se-camcakezit-orbit-qe-ka-te-bej-me/?fbclid=IwAR3Y9CU5GLnO-jJKtgUxj8TXjxY2TwDL8SdTq0uIiuGMjN4QRc69pzDkQCs

Vegëzat e tjera shih këtu dhe këtu.


Ky artikull prapë është shpërndarë në Facebook nga faqet “Gazeta Prishtina”, “Tryeza”, “Photo&Video” dhe “Titulli Ditor”. (shih këtu, këtu, këtu, këtu)


Pretendimet e bëra në këtë artikull, ndonëse të pabazuara, nuk bëhen të qarta as nga autori apo personi që i ka bërë ato.

Kjo nuk është hera e parë që ka pretendime të tilla lidhur me logot e kompanive të mëdha, se gjoja ato përmbajnë mesazhe të fshehta. Por, në asnjë rast nuk ka pasur ndonjë të dhënë kredibile nga kompanitë në fjalë lidhur me këtë çështje.

Hibrid.info e ka trajtuar më parë këtë pretendim të pabazuar. I njëjti pretendim është publikuar në datën 3 maj të këtij viti. (shih këtu).


Megjithatë, hibrid.info ka arritur të gjejë domethënien e logos së Orbit-it të publikuar nga ueb-faqja “1000logos.net”. (shih këtu)

Domethënia e llogos së Orbit-it e përkthyer në shqip:

Logo e Orbit kaloi një rregullim të plotë. Lloji u përsos dhe u bë më i plotë pa humbur vijën dinamike të efektshme.

Shkronja “O” me dy pjesë tani ishte vendosur brenda një unaze më të madhe, e cila, nga ana e saj, gjithashtu përbëhej nga dy gjysma me dy nuanca të ngjyrës së kaltër.


Analiza:

Këto portale të dyshimta në këtë artikull, prapë kanë pretenduar pa asnjë fakt se logo e Orbit-it përmban simbole okulte, ku në të paraqitet toka dhe horizonti i sheshtë, e në anën e majtë paraqitet dielli.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others