Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia bëjnë që të kuptohet gabimisht se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (25 prill) artikullin me titull “Pl’agoset një 31-vjeçar shqiptar në qebaptore”.

Përpos titullit përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një shqiptar është plagosur në orët e para të së martes në Hamburg. Ngjarja ndodhi në një qebaptore në Reeperbahn”.

Mirëpo, në fotografinë e vendosur në këtë artikull, shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës, si dhe një veturë e këtij institucioni. Kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/673003/pl-agoset-nje-31-vjecar-shqiptar-ne-qebaptore/?fbclid=IwAR1HE4AcLBKjpy7Fp5zWEuD93hWB17rz1QtJOaoYfj7op_tQfLGREqTIl14

Screenshot i artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume gjermane, që kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar në mediumet gjermane “sat1regional.de” dhe “ndr.de”

Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë.

Përveç titullit përgjithësues, artikulli përmban edhe fotografi jo adekuate, pasi në të shfaqet një pjesëtar i Policisë së Kosovës, si dhe një veturë e këtij institucioni, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere