Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Macron nuk ka thënë se “në Evropë nuk ka vend për Shqipërinë dhe Kosovën”

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar artikullin me titull “Europa është një shtëpi e madhe dhe e bukur por nuk ka vend për Shqipërinë dhe Kosoven”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili u publikua në tetor të vitit 2019 dhe ka të bëjë me takimin ndërmjet presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe tashmë ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në këtë takim ishte negociuar edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të takimit, presidenti francez kishte thënë se BE ka nevojë për reformim të brendshëm, para negocimit për zgjerim. Por ai nuk ka thënë se nuk ka vend për Shqipërinë dhe Kosovën në Evropë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/europa-eshte-nje-shtepi-e-madhe-dhe-e-bukur-por-nuk-ka-vend-per-shqiperine-dhe-kosoven/?fbclid=IwAR2jQgbC-a4-XTgemyk-UGjmvRow4ls5CDQ587rYmrrSuZsJXkW6ybzurPg

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh të komenteve, reagimeve dhe shpërndarjeve. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga portali “shekulli.com.al” me datë 17 tetor 2019. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2019 të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titullin e rremë “Europa është një shtëpi e madhe dhe e bukur por nuk ka vend për Shqipërinë dhe Kosoven”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arysetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere