Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pa bazë se shërbimi sekret britanik ka njoftuar për luftë në Kosovë dhe Bosnjë më 18 janar

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “sherbimisekret1945” ka publikuar një video-material në TikTok me anë të së cilës, pretendohet se do të ketë luftë në Kosovë dhe në Bosnjë.

Sipas po të njëjtit pretendim, në videon në fjalë përmendet data e 18 janarit kur pritet të ndodhë një gjë e tillë, duke iu referuar shërbimit sekret nga Londra, siç thuhet tutje në mbishkrim.

Hibrid.info ka hulumtuar pretendimin, por nuk gjetur bazë për mbështetjen e asaj që thuhet në pretendim.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “sherbimisekret1945” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@sherbimisekret1945/video/7318823886450150689


Duke parë që mbishkrimi me pretendimin i referohet një njoftimi nga shërbimi sekret në Londër, hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen e Shërbimit Sekret të Inteligjencës “SIS” të Mbretërisë së Bashkuar, ndryshe e njohur si “MI6” (shih këtu).


Ndonëse pretendimi i mësipërm nuk mund të provohet, pasi që qasja në dokumentet e klasifikuara të “MI6”, nuk është e mundur pa autorizimin e kësaj agjencie, hibrid.info nuk ka gjetur informata as nga të dhënat e qasshme të cilat i posedon ky shërbim sekret.

Edhe përkundër hulumtimit të thellë përmes platformave digjitale (makina kërkimi, media sociale), hibrid.info nuk ka arritur të gjejë material të njëjtë apo të ngjashëm, të publikuar nga ndonjë burim kredibil.

Duke e pyetur makinën online të kërkimit “Google”, për pretendimin e njëjtë të shkruar në gjuhën shqipe dhe atë angleze, nuk është dhënë asnjë rezultat sa i përket kësaj teme. (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi që do të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë më 18 janar sipas shërbimit sekret në Londër, nuk qëndron.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium online, si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe. Gjithashtu, qasja në dokumentet e klasifikuara të kësaj agjencie nuk është i mundur pa autorizim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere